Arkeologët janë duke
punuar në kushte të vështira,në qytetin antik të Tianës, të ndodhur në
distriktin e Kemejrsihar të provincës Nidge në Turqinë Qendrore. Gjatë punës në
sitin arkeologjik, u zbulua një kishë oktagonale (tetëkëndore) si dhe disa
monedha të shekullit të 4-t.
Profesori i asociuar, Osman Doganai, drejtuesi i grupit te zbulimit dhe lektori
i Universitetit te Aksarait të Departamentit të Arkeologjisë i tha Agjensisë së
Lajmeve Anadolu Agency, që gërmimet në qytetin antik të Tianas, kishin filluar që
në vitin 2001 nga një ekip Italian. Por, me vendimin e presidencës Turke, gërmimet
kanë vazhduar dhe gjatë këtij viti, por duke punuar me grupe më të vogla, për
shkak të situatës së paraqitur nga Covid-19, është shprehur Profesori i Asociuar
Osman Doganai.
Monedhat e zbuluara gjatë gërmimeve, luajë
një rol të rëndësishëm në datimin e strukturave të qytetit antik të Tianës. Ndër të
tjera Profesori i asociuar Doganai ka shtuar se: “Ne besojmë se monedhat datojnë
më herët se shekulli i IV, si dhe ne kemi prova kur fortifikimet e qytetit dhe
akuaduktet, janë ndertuar në këtë qytet”.
Aquadatet (ujësjellësat) dhe banjot Romake janë disa nga strukturat e tjera të
rëndësishme që janë zbuluar në këtë qytet, historia e të cilit daton që 4000
vite më parë. Gjithashtu profesor Doganai thotë se ky qytet është banuar
vazhdimisht, edhe për shkak të pozicionit të tij strategjik, në krye të asaj që
njihet si Portat Siliciane, që lidh rajonin e Anatolisë Qendrore me
brigjet e Mesdheut dhe basenin e Mesopotamisë (Irak).
Burimi: Daily Sabah