Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës së Antiokisë vendosi të rivendosë bashkimin eukaristik me Patriarkanën e Jerusalemit sot, pas gati një dekade të shkëputjes së tyre nga Kungimi i Shenjtë, njofton Patriarkana e Antiokisë. Sinodi i Patriarkanës së Antiokisë e ndërpreu Kungimin me Kishën në Jerusalem më 29 prill 2014, për një mosmarrëveshje në lidhje me juridiksionin kanonik të Katarit, për të cilin pretendojnë të dyja Kishat Lokale. Për Kishën e Antiokisë territoret e Bagdadit, Kuvajtit dhe Gadishullit Arabik konsiderohen si të sajat. Megjithatë, më 4 mars 2013, Patriarkana e Jerusalemit zgjodhi Arkimandritin Makario si Mitropolit të Katarit. Pasi përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen dështuan, Sinodi i Patriarkanës së Antiokisë vendosi të ndërpresë Kungimin me Patriakanën e Jerusalemit. Megjithëse Patriarkana e Antiokisë nuk po tërhiqet nga Katari, ajo megjithatë ka vendosur të rifillojë bashkimin eukaristik me Patriarkanën e Jerusalemit. Sinodi gjithashtu vë në dukje nevojën e madhe për lutje në këtë kohë dhe u bën thirrje të gjitha enorive të bëjnë lutje të zjarrta për ata që vuajnë në Tokën e Shenjtë në Liturgjinë e së Dielës që po vjen.
20 Tetor 2023
Burimi: Orthodox Christianity
Foto: Romfea.gr