Në muajin Tetor të vitit 1860, në Konsullatën Ruse në qytetin Hakodate në ishullin Hokaido të Japonisë, hapet dhe një kishëz dedikuar “Ngjalljes së Krishtit”. Një vit më pas pra, në Korrik të vitit 1861, një prift i ri, i quajtur Nikolai Kasatkin i njohur dhë i kanonizuar më pas si një shenjtor me emrin Shën Nikollai i Japonisë, arriti në qytet për të shërbyer si prift në kishëzën e Konsullatës. Në një kohë të shkurtër, ai arriti të mësontë gjuhën dhë zakonet ë shoqërisë Japoneze që më pas të ishte i aftë që të përhapte Orthodoksinë dhë tek popullsia lokale. Edhe pse qeveria Japoneze, e cila në këtë përiudhë drëjtohej nga Shogunët, të cilët e kishin të ndaluar konvertimin e popullsisë Japoneze në Krishtërim, kjo nuk pengoi disa banorë vendas, të cilët kishin vizituar kishëzën që të konvertoheshin në Krishtërim në vitin 1864. Më iniciativën e priftit Nikolla, u bë e mundur që në vitin 1870, qeveria perandorake e Rusisë të sillte një mision në Japoni në vitin 1870. Në vitin 1872, ai shpërngulet në Tokio dhe në Mars të vitit 1880 ai do kthehet në Rusi, ku dhe merr gradën e Peshkopit. Në këtë kohë ai do të udhëtojë nëpër Rusi ku do të kërkojë fonde për ndërtimin e një Katedrale Orthodhokse në Tokio, e cila do të ndërtohej në vitin 1891 dhe i’u dedikua “Ngjalljes së Krishtit”. Vetë Nikolla, tashmë Peshkop do përkthente në gjuhën Japoneze Ungjillin si dhe disa tekste liturgjike. Në fund të viteve 1890 në Japoni kishte 18,625 persona të pagëzuar. Peshkopi Nikolla Kasatkin do ndërronte jetë në vitin 1912, por vepra e nisur prej tij do të vazhdonte dhe më tej. Në kohën e sotme, në vitin 2005 do të ngrihej dhe manasitiri i parë Orthodhoks në afërsi të Katedrales, e cila njihet nga banorët vendas dhë me emrin Nikorai-do ( në nder të Shën Nikollës së Japonisë).