/Katakombet – Nga vetë origjina e fjalës Katakomb – është një fjalë me origjinë greke, që vjen nga bashkimi i fjalëvë Kata dhë Kumbas, që do të thotë afër vendit më të ulët – Kostandin Luçi

Katakombet – Nga vetë origjina e fjalës Katakomb – është një fjalë me origjinë greke, që vjen nga bashkimi i fjalëvë Kata dhë Kumbas, që do të thotë afër vendit më të ulët – Kostandin Luçi

 Katakombet

Nga vetë origjina e fjalës Katakomb – është një fjalë me origjinë greke, që vjen nga bashkimi i fjalëvë Kata dhë Kumbas, që do të thotë afër vendit më të ulët. Katakombet janë zbuluar në shumë vende si: në Romë, Anatoli, Maltë, Afrikën e Veriut, Paris, Sirakuzë, Trier, Aleksandri etj. Por katakombet e para u ndërtuan në Romë, ku numërohen mbi 40 të tilla, të cilat ndodhen përgjatë rrugës (Via) Apia, Ostiensis,  Labikana, Tiburtina dhe Nomentana. Gjithashtu një pjesë e tyre mbajnë emrat e disa martirëve që janë varrosur në to. Ndërtimi i Katakombeve filloi në shekullin e 2-të. Në fillimet e tyre, ato përdoreshin nga të Krishterët për t’i shpëtuar persekutimit Romak, për të varrosur të vdekurit si dhe për të mbajtur mesha në fshehtësi. Pas shekullit të 5-të, edhe pse nuk  përdoreshin më për vende për tu fshehur dhe varrimi, ato përdoreshin si vende për të kujtuar vdekjen e martirëvë të Krishterë. Fill, pas shekullit të 9, katakombet kaluan në harresë deri në kohën kur u rizbuluan në vitin 1578. Shkrimet nëpër muret e katakombeve dhe varreve që ndodhen në to, vizatimet, pikturat, janë një burim i madh për historinë e të Krishterëve të parë. Gjithashtu në këto katakombe  gjejmë dhe pjesë vizatimesh nëpër mure që kanë të bëjnë me mrekullitë që na jepen në Ungjill. Ajo që katakombet na kanë dhënë përveç vizatimeve dhe shkrimeve janë dhe objekte të ndryshme si: vend ku pagëzoheshin njërëzit, kishëza etj. Por në vitin 313, në kohën kur perandori  Shën Kostandini i madh, ndaloi persekutimin e të Krishterëve me Ediktin e Milanos në vitin 313, një pjesë e madhe e relikeve, u morën nga katakombet dhe u vendosën në kisha që u ngritën sipas emrave të shenjtorëve që kishin dhënë jëtën në mbrojtje të bësimit.

Foto, në figurë,tregon atë që njihet si Katakombi i Shën Domitilës, që nodhet në rrugën (Via) Ardeatina.  E mori këtë ëmër, sepse ndodhej nën pronën e Flavia Domitilës, e cila ishtë  mbesa e një konsulli, Flavio Klementes, i cili në vitin 95,  ishte martuar me të bijën e Perandorit Dominician (81-96). Pas ekzekutimit të Flavio Klementes( pasi ai kishte pranuar Krishtërimin) , mbesa e tij, Flavia Domitila, e cila u dënua me ekzil ose largim nga Roma (e cila ishtë një e  Krishtere  e devotshme), një pjesë të pasurisë së saj i’a u dha të Krishterëve që ndodheshin në këtë katakomb që ndodhej poshtë pronës së saj.