Ky mozaik paraqet Virgjëreshën, ulur në një fron ku Ajo ka vendosur dorën e djathtë në shpatullat e Krishtit fëmijë, që ndodhet ulur ne prehërin e saj. Në dorën e majtë,Virgjëresha mban një shami, që ndodhet mbi gjurin e Krishtit fëmijë. Në këtë mozaik ndodhet dhe një mbishkrim ku thuhet: “Ikonat që perandorët mashtrues rrëzuan, perandorët e devotshëm i vendosën përsëri. Ky mbishkrim ka të bëjë me restaurimin e ikonave nga perandorët Vasili I dhe Mihali III pas periudhës së Ikonoklastëve( 726-787 dhe 814-842), gjatë së cilës ikonat dhe mozaikët u fshehën dhe një pjesë e tyre u shkatërruan. Ky mozaik u rizbulua nga Patriarku Foti në vitin 867. Pothuajse të gjithë mozaikët në Katedralen e Ajia Sofisë u punuan pas Ikonoklastisë, pra pas vitit 842, përveç këtij mozaiku i cili është më i vjetri në Katedrale.
Kostandin Luci