Tërëshenjtëria e Tij Patriarku Ekumenik Vartolomeu, ka komunikuar me telefon, mëngjesin e së premtes, 20 tetor 2023, me Fortlumturinë e Tij Patriarkun e Jerusalemit z. Theofil, të cilit i shprehu mbështetjen e tij me rastin e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Tokën e Shenjtë, duke i uruar atij paqe dhe lutje që siguria do të rivendosej sa më shpejt të jetë e mundur për të gjithë në Lindjen e Mesme të trazuar.
Ai i shprehu gjithashtu ngushëllimet Fortlumturisë së Tij për viktimat e shpërthimit në afërsi të Kishës së “Shën Porfirit” në Gaza dhe urimet e tij për shërim të shpejtë të të plagosurve. Nga ana e tij, Patriarku i Jerusalemit falenderoi Patriarkun Ekumenik për interesimin dhe mbështetjen e pandërprerë, duke i përshkruar atij situatën e zymtë që mbizotëron në rajon.