Kryepeshkopi i Gazës Hirësia e Tij Aleksi i Patriarkanës Ortodokse të Jerusalemit është i vendosur të qëndrojë pranë grigjës së tij pavarësisht rrezikut të madh që paraqet situata.
“Edhe sikur të mbetet të paktën një i krishterë në territorin e Gazës, unë nuk do të shkojë askund, sepse mund të jem një shpresë për ta, kështu që do të qëndroj me popullin tim që më ka besuar Kisha. Nëse do të vdes, do të kem për fat një vdekje dinjitoze!” tha Kryepeshkopi Aleks, raporton Agjencia e Lajmeve Orthodoxia.
“Ky është atdheu ynë,” tha më herët Hirësia e Tij në komentet për fondin e bamirësisë “Urdhri i Shenjtë i Shën Gjergjit”. “Ne nuk do ta braktisim atë. Fati ynë është me Krishtin dhe ne pranojmë çfarëdo përfundimi që Ai lejon, edhe nëse jetojmë apo edhe nëse vdesim… Është Krishti Ai që na mbështet!”.
Nën kujdesin e palodhur të Kryepeshkopit të Gazës Aleksit, Manastiri i hershëm i “Shën Porfirit” në Gaza, i ndodhur mes konfliktit, është kthyer në një strehë për qindra banorë vendas, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare.
“Ne jemi këtu duke jetuar ditën, nuk jemi të sigurt nëse do të gdhihemi ditën tjetër. Por ajo që na lehtëson dhimbjen është shpirti i përulur dhe i ngrohtë i të gjithëve përreth”, thotë Valaa Sobeh, një muslimane palestineze, shtëpia e së cilës u shkatërrua. Sobeh flet për marrjen e “mbështetjes së madhe nga priftërinjtë dhe njerëzit e tjerë vullnetarë në kishë, të cilët shërbejnë pa u lodhur gjatë gjithë kohës për të ndihmuar familjet e zhvendosura”.
Gaza, Palestinë – 18 Tetor 2023.
Burimi: Orthodox Christianity