/Veprimtari në kuadrin e programeve për fuqizimin e turizmit fetar ndërkufitar

Veprimtari në kuadrin e programeve për fuqizimin e turizmit fetar ndërkufitar

VEPRIMTARI NË KUADRIN E PROGRAMEVE PËR FUQIZIMIN E TURIZMIT FETAR NDËRKUFITAR Sot, më 16 dhjetor 2022, në mjediset e Hotel “Tirana International”, u zhvillua veprimtaria: “Dialogu ndërkulturor midis feve”. Ajo u organizua në kuadrin e programit “Nxitja e dialogut ndërmjet besimeve dhe fuqizimi i turizmit fetar ndërkufitar”, organizuar nga Grupi ICDQ, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në kuadrin e programit “Interfide”. I bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, në të përfshihen Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Programi pati folës nga të treja vendet e lartpërmendura, të cilët paraqitën projektet e realizuara ose dhanë fjalë përshëndetëse. Paneli kishte edhe një prani të gjerë të komuniteteve fetare nga vendet e Adriatikut Jugor. Dhjakon Mihal Mihali përshëndeti veprimtarinë dhe trajtoi kontributin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për ruajtjen, restaurimin dhe bërjen të aksesueshme të Trashëgimisë Kulturore të Komunitetit Orthodhoks dhe mbështetjen e dhënë nga Kisha për këto programe bashkëpunimi.