/Komuniteti Orthodhoks i pranishëm prej shekujsh në Kryeqytetin e vendit tonë!

Komuniteti Orthodhoks i pranishëm prej shekujsh në Kryeqytetin e vendit tonë!

Intervistë e Radio Ngjallja me Klerikun e Kishës sonë Atë Emanuel Lusha.

Komuniteti Orthodhoks i pranishëm prej shekujsh në Kryeqytetin e vendit tonë!

At Emanueli: Qyteti i Tiranës është si të thuash pjesë integrale e territorit të popullsisë shqipfolëse dhe duke qenë edhe në qendër të Shqipërisë së sotme edhe në qendër të nëqoftëse mund ta quajmë të territoreve shqipfolëse në kohën, që në lindjen e Krishtërimit që patjetër Tirana duke qenë pjesë e këtij territori, Ungjillëzimin, ose marrjen e Krishtërimit e ka që në kohën Apostolike, sepse gjithë territori, Iliria e vjetër dmth e kohës së Zotit tonë Jisu Krisht bënte pjesë në Perandorinë Romake dhe gjurmët janë të shumta. Pra dëshmitë historike, burimet arkeologjike, dokumentet e zbuluara tregojnë që në territoret Iliro-Shqiptare Krishtërimi është i kohës së Apostujve, që kështu automatikisht edhe Tirana gjurmët e Krishtërimit i ka të kohës Apostolike. Dhe për këtë, në kohën e Komunizmit ashtu si edhe sot është zbuluar këtu, pranë Zogut të Zi, pranë sheshit “Rilindja” që quhet sot është zbuluar një mozaik Paleokristian, që mozaikët Paleokristian kryesisht i përkasin periudhës mbas dhënies së lirisë së Kishës, pra që nga koha e Kostandinit të Madh deri në fund të shek VIII-të. Pra, që edhe ky mozaik siç thonë edhe historianët besojë që do jetë midis shek. IV dhe VI pas Krishtit, pra që gjurmët datojnë që në kohën Apostolike por që gjurma që të thuash e vërteton është patjetër më e gjallëështë mozaiku i Tiranës, qëështë mozaiku i kishës së Shën Joanit, siç thonëarkeologët historian dhe kjo është gjurma më e hershme e pranisë së krishtërimit në Tiranën e sotme. Patjetër që në rrethina janë zbuluar dhe kisha të kohëve të mëvonshme, patjetër që Tirana nuk u shmang dot si një qendër e banuar nga gjithë territori Iliro-Shqiptar por sot për sot vetëm kjo është zbuluar si dëshmi arkeologjike dhe pastaj Tirana ndoshta si qytet nuk ka qenë i rëndësishëm por ka qenë ndoshta e eklipsuar nga Durrësi, sepse edhe qendra kryesore e krishtërimit në territoret e Shqipërisë së sotme ishte qyteti i Durrësit që ka qenë dhe qendër metropolitane pra, dhe Krishtërimi ka qenë për një kohë të vazhdueshme. Pastaj në mesjetë këtu, në kohën e formimit të Principatës së Arbërit, kisha më e rëndësishme në periferinë e Tiranës është kisha e Brarit qëështë në Brar të Tiranës, në malin e Dajtit. Gjurmë të tjera nuk janë zbuluar. Patjetër në kohën e Skënderbeut kur zhvilloheshin luftërat kundër Turqisë, Perandorisë Otomane, kishim qytete rreth Tiranës dhe kështjella Kruja, Petrela, Bradasheshi pra, që Krishtërimi patjetër ka qenë i zhvilluar dhe pastaj me pushtimin Osman nuk kemi asnjë gjurmë të vërtetuar të Krishtërimit, patjetër do ketë pasur po nuk janë zbuluar dokumenta posaçërisht për qytetin e Tiranës, ndoshta si vendbanim do jetë shkatërruar totalisht. Pastaj gjurmët pastaj ne do ti shikojmë në rithemelimin e Tiranës kjo që quhet Tiranë e Re, ështëthemeluar nga një pasha osman, Sulejman Pashë Bargjinidhe themelimi i Tiranës daton në vitin 1614, pra në fillim të shek. XVII-të. Mendohet që themelimi i Tiranës së re është pas konvertimit të plotë të popullsisë vendase në besimin e ri. Duke qenë një qendër administrative osmane, të krishterët nuk lejoheshin të vinin në qytet dhe bërthama e qytetit, e kësaj qendre të re administrative politike Islame ishte pra hamani i Sulejman Pashë Bargjinit, furra, xhamia dhe pastaj kështjella, administrata Osmane. Të krishterët e parë mendohet të kenë ardhur në fund të shek. XVII, pra në fund të viteve 1600 ishin disa të krishterë pra, vlleh, gjysëm popullsi, gjysëm Nomade e cila ishte jashtë qytetit sepse nuk lejohej nga administrate Osmane të vendoseshin në qytet. Mendohet se ka qenë aty ku është sot midis qytetit të nxënësve dhe kombinatit Misto Mame. Pra aty mendohet se ka qenë vendosur kjo popullsi gjysëm nomade, vllehe. Pastaj ishte një qytet jo i konsoliduar, pastaj konsolidimi i komunitetit Orthodhoksë merr më shumë formënë fund të shek. XVIII me shkatërrimin e qyteteve kryesore të krishtera. U shkatërrua Voskopoja, Grabova, u shkatërrua Shipska, Llënga dhe Niça. Shkatërrimi i këtyre vendbanimeve ose qyteteve mjaft të rëndësishme në bazë të fuqishmërisë Vllehe bëri që shumë nga këto familje ose popullsi të shpërndahej. Një pjesë e këtyre familjeve tashmë u vendos në rrethinat e Tiranës përsëri aty ku ishin këto familjet gjysëm-Nomade, pra midis qytetit të sotëm të nxënësve dhe Kombinatit “Misto Mame” dhe ardhja e këtyre banorëve, pra nga këto zonat siç thamë Jug-Lindore Voskopoja, Shipska, Grabova etj. bëri që tashmë të ngrihej dhe niveli i komunitetit orthodhoks, nuk ishte më një nivel blegtoral, por tashmë popullsia e ardhur nga këto zona ishte zejtare, ishte tregëtare, ishte artistë dhe mjeshtëra dhe posaçërisht qyteti i Tiranës kishte nevojë për këto zejtarë, për këto mjeshtëra, për këto tregëtarë pra të krishterë. Por përsëri nuk lejohej të vendosej në qytet edhe pse ishte tashmë një komunitet tashmë i organizuar, i civilizuar, i arsimuar dhe me një nivel të lartë zejtar dhe tregëtar dhe momenti erdhi në fund të shek. XVIII, kur pashai i Beratit Kurt Pashai që na kujton edhe kohën e Shën Kozmait, sepse ky vrau dhe shën Kozmain, i shpalli luftë beut të Tiranës Ibrahim Beut, për ta pushtuar qytetin, madje historianët thonë që ai erdhi dhe në qytet, por erdhi një ferman nga sulltani, që ky Kurt Pashai mos e pushtonte Tiranën dhe komuniteti orthodhoks mori pjesë bashkë me Komunitetin vendas në mbrojtjen e qytetit dhe luajtën një rol mjaft të rëndësishëm komuniteti orthodhoks dhe në shenjë mirënjohje, Ibrahim Beu pra, qeveritar i qytetit të Tiranës dha leje qëtashm,ëkomuniteti ortodoks tani të vendosej në qytet, pra brenda në qytet në tokat e tij, të hapte dyqane dhe të bënte dhe tregëti. 

Lufta midis Kurt Pashait dhe Ibrahim Beut është bërë midis vitit 1780 dhe mendohet që pikërisht në vitin 1780 është dhe si të themi viti zyratar kur komuniteti orthodhoks është vendosur për herë të parë brenda qytetit, sepse thamë ishte një qendër e re Islame, administratës Turke që nuk lejoheshin të krishterët dhe ai mori vendimin të vendoseshin të krishterët brenda në qytet pikërisht ku ishte ky komuniteti gjysëm nomadë në fillim dhe pastaj u vendos brenda në qytet.

Kryesisht komuniteti orthodhoks u vendos aty ku është sot hotel Tirana ku u ndërtua dhe më vonë Kisha e Ungjillëzimit, u vendos te  Mapo-ja, u vendos ku është Muzeu Kombëtar dhe ku është Pazari i Ri. Kjo ka qenëkryesisht  lagja e të krishterëve ku u vendosën ku dhe u vendosën aty ku sot janë pallatet Shallvare kryesisht këto me origjinë nga Zona ëe Niçes, pra të Pogradecit, të Mokrrës. Dhe sapo u vendos komuniteti brenda në qytet menjëherë kërkoi leje dhe për t’u ndërtuar kisha. Kisha u ndërtua jashtë qytetit. Aty ku sot është  midis Presidencës dhe Hotel Rognerit dhe kisha u ndërtua për nder të Martirit të madh Shën Prokopit. Mendohet që ndërtimi i  kishës është midis vitit 1780 pra kur komuniteti u vendos në Tiranë deri në vitin 1787 kur vdiq Ibrahim Beu i Tiranës, pra që mendohet qëkisha e Shën Prokopit, kisha e parë e Tiranës së re moderne është ndërtuar midis viteve 1780-1787. Ishte një kishë e thjeshtë, me tavan druri, e ulët, pa këmbanore. Këtë thjeshtësi të kishës e impononte pushteti Otoman, e cila kisha do ishte pra nuk do ta kalonte nivelin e shtëpive të krishtera dhe një kishë e thjeshtë, ky është dhe momenti i vendosjes së komunitetit orthodhoks Tiranë dhe ndërtimi i kishës së parë të Tiranës, pra Shën Prokopi. Në vitin 1797 kishës iu dhuruan dhe dy ikona të mëdha. Këto dy ikona të mëdha ishin ruajtur në kishën e Ungjillëzimit të vjetër, sot nuk gjenden më, që ishte tek Hotel Tirana. Në vitit 1888 kishës së Shën Prokopit i’u bë rikonstruksioni i plotë nga të krishterët pra çati e re, u lye, ikona të tjera të mëdha dhe deri në vitet 1874 kisha e Shën Prokopit ka qenë kisha e vetme e enorisë në shërbim të komunitetit të krishterë të Tiranës. Pra në këtë kishë të krishterë kryheshin çdo lloj ceremonie gëzimi, hidhërimi edhe veprimtarie shoqërore e komunitetit të krishterë të Tiranës. Dhe pastaj me rritjen e komunitetit të krishterë të Tiranës nevojat ishin më të mëdha edhe për një kishë të re, më të bukur dhe më të madhe dhe në këtë kohë mitropoliti i Durrësit dhe i Tiranës caktohet Visarion Theonari nga Elbasani i cili ishte njeri shumë aktiv, shumë i zoti ishte dhe anëtar i Sinodit të Patriarkanës Ekumenike. Kishte njohje dhe në oborrin e Sulltanit dhe për tu marrë leja për një kishë të re duhehsin dy llojë lejesh: leje nga autoriteti qendror Osman, pra nga Sulltani. Aftësia dhe kapaciteti i mitropolitit Visarjon bëri që kjo leje të merret nga autoritetet qëndrore të pushtetit Turk. Këtu po jap dhe një detaj, duhej dhe një leje nga autoritetet lokale edhe administrative por edhe fetare. Pra edhe fetare flasim për kadiun që ishte si të thuash përfaqësues fetar i pushtetit turk këtu në Tiranë. Ishin tre përfaqësues: përfaqësuesi mysliman kadiu, përfaqësuesi ortodoks dhe përfaqësuesi katolik. Dhe sipas rregullit duhej që distanca midis një kishe dhe një xhamie duhej të ishte të paktën 200 metra dhe siç ishin rrugicat e vjetra dhe përfaqësuesi mysliman dhe orthodhoks si të thuash e masnin largësinë duke ecur nëpër rrugica që të ishte sa më e shkurtër distanca pra, e kishës nga xhamia, kurse përfaqësuesi katolik donte ta maste në vijë ajrore që ta largonte kishën nga komuniteti. Përfaqësuesi musliman tha që edhe kisha është vakëf, pra vend i shenjtë. Pra, u ndërtua një kishë e dytë për Tiranën, aty ku është sot Hotel 15 katëshi, kisha e Ungjillëzimit e cila u përurua në vitet 1874. Pra kisha e re e Ungjillëzimit përveç kishës së Shën Prokopit. Kjo kishë e re tashmë kryente funksionet më të mira. Ishte kishë më e madhe sesa kisha e Shën Prokopit, më e lartë, pra si të thuash nga vetë kushtet, nevojitesh një kishë më e mirë dhe kjo kisha kishte një ikonostas më të thjeshtë dhe në vitet 1922-1293 në kishë u vendos një konostas i ri prej allçie me ikona të reja dhe të mëdha dhe kjo kishë në këtë gjendja pra ka funksionuar deri në vitin 1965 kur u prish. Pra deri në vitet 1938 Tirana kishte dy kisha: kisha më e madhe dhe më e re e Ungjillëzimit e përuruar në vitet 1874 dhe kisha e vjetër e Shën Prokopit e ndërtuar në vitin 1780. Kjo gjendje vazhdoi deri në vitet 1938 u bë plani i ri urban i Tiranës. Ky plani i ri urban dhe bulevardi i hartuar nga Italianët detyroi që të prishej kisha e vjetër e shën Prokopit. Kisha u shpronësua me 80.000 franga ari të asaj kohe, një vlerë shumë e madhe dhe kjo kishë e shën Prokopit u prish në vitet 1938 dhe filloi ndërtimi i kishës së re të shën Prokopit aty ku është sot lokali që përdoret dhe si kishë pra që dhe emri ka marrë dhe kodra e shën Prokopit dhe kjo kishë e re u përfundua në vitin 1945. Pra kisha e re e shën Prokopit e ndërtuar e re me hajate moderne patjetër, domethën ëmoderne në kuptimin në një stil më të mire arkitektonik sepse Perandoria Osmane nuk ekzistonte më dhe projekti u hartua nga Skënder Luarasi arkitekti nga më të mirët e asaj kohe dhe u përurua në vitin 1945 por kjo kishë fatkeqësisht nuk e pati jetën e gjatë sepse direct erdhi furtuna ateiste dhe kisha u prish në vitin 1960, pra kisha e re e shën Prokopit pra jetën e pati vetëm 15 vjet. Dhe Tirana mbeti një qytet me zhvillim të madh urban, mbeti me vetëm një kishë, kishën e Ungjillëzimit që ishte tek Hotel Tirana, por furtuna komuniste po bënte punën e saj për ta shkatërruar këtë kishë dhe në ato vite të vështira komuniteti orthodhoks, duke menduar që do prishej kisha e Ungjillëzimit kërkoi leje dhe për të ndërtuar një kishë të re të Ungjillëzimit. Leja u mor në vitin 1962, ndërtimi i kishës filloi në vitin 1963, pati përkrahje financiare edhe nga shteti i atëhershëm komunist, sepse gjendja e kishës ishte e mjeruar, të gjithë pronat ishin marrë dhe përkrahja me fondin e shtetit kishte rënë dukshëm dhe kjo kishë u përurua në vitin 1965. Kisha para se të përurohej në atë moment në 1965, në Mars, u shemb kisha e vjetër e Ungjillëzimit tek Hotel Tirana dhe pikërisht po në atë moment që u shemb kisha e vjetër u përurua kisha e re e Ungjillëzimit në vitin 1965 aty ku është sot tek Rruga e Kavajës.  Por dhe kjo jeten e pati te gjate por kohën e shërbimit të shkurtër, as dy vjet sepse në Shkurt të vitit 1967 filloi fushata përfundimtare per shkaterrimin e kishes, kjo fushatë kishte filluar që në vitin 1945 dhe në Mars 1967 u mbyll kisha e re e Ungjillëzimit pra qëështë tek Rruga e Kavajësqëështë edhe sot u mbyll por Lavdi Perëndisë nuk u shkatërrua dhe qëndroi palestër sportive deri në vitin 1990. Këmbanorja nuk u prish, ishte përsëri një mrekulli nga Zoti dhe kjo kishë qëndroi e mbyllur deri në vitin 1990. Në vitin 1991 kjo kishë u mor nga komuniteti orthodhoks i Tiranës u morën çelësat nga komuniteti ekzekutiv i qytetit të Tiranës. U bën përpjekje nga komuniteti orthodhoks që të meshohej në ditën e emrit të saj në 25 Mars, nuk ia arritën dot dhe u meshua për Ditën e Dafinave në 30 Mars, pra 30 Mars të vitit 1991. Filloi funksionimi i kishës së Ungjillëzimit, pra me ardhjen e demokracisë. Filloi me vështirësitë e veta, orthodhoksët dhanë një ndihmë të madhe shpirtërore dhe materiale për tu bërë funksionale deri në momentin që erdhi Eksarku Patriarkal imzot Anastasi Mitropoliti i Andrusës i cili në Janar të vitit 1991 u emërua, u caktua, u zgjodh nga Patriarku i atëhershëm i ndjerë Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike si eksark ekumenik. Ai u caktua që në Janar, regjimi i atëhershëm që po jepte shpirt, komunist nuk e jepte lejen, mezi e dha lejen dhe Eksarku erdhi më 16 Korrik të vitit 1991 në Tiranë, në Rinas. Sapo erdhi paradite në Rinas vizitën e parë, mbasdite, e bëri në kishën e Ungjillëzimit, pra me 16 Korrik dhe thirrja e parë e Kryepiskopit ishte “Krishti u Ngjall” dhe pastaj përgjigja pasuese e besimtarëve: “Vërtet u Ngjall” dhe Mesha e parë e Eksarkut të ri, Eksarkut të Patriarkanës, Mitropolitit Imzot Anastasit u bë në 18Korrik të vitit 1991. Dhe kisha e Ungjillëzimit ishte kisha e vetme e Tiranës që shërbeu gati për, deri në vitin 2012 kur u hap Katedralja e re, dhe në këtë kishë pra, katedrale të Ungjillëzimit, në 2 Gusht të vitit 1992 u bë dhe Fronëzimi i Imzot Anastasit si Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Dalëngadalë, pra në periudhë katër vjeçare u dha trualli dhe në 2004 filloi ndërtimi i Katedrales së re Ngjallja e Krishtit këtu në qendër të Tiranës dhe i kompleksit pra të Katedrales dhe Qendrës Sinodike. Puna vazhdoi deri 2012 kur u hap katedralja në shërbim, për të kryer Shërbesat dhe Liturgjitë Hyjnore dhe ceremony të tjera të shenjta dhe kulmi i aktivitetit ose i përtëritjes së Kishës Orthodhokse ishte pikërisht data 1 qershor të vitit 2014 Shenjtërimi i Katedrales, që ishte ngjarja më e madhe kishtare në Shqipëri sepse kjo Katedrale u shenjtërua në prani të patriarkut ekumenik Bartholomeu I dhe të gjithë primatëve, pra kjo ishte dhe kulmi. Kompleksi i katedrales dhe sinodit të shenjtëështëkulmi ose pika më e lartë e ringritjes të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ringritjes kanonike por edhe ringritjes shpirtërore, administrative, materiale, sociale, shëndetësore tëKishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Pra, e gjithë kjo vepër e madhe është fryt i mundimit, i veprës  shpirtërore, baritore, material të fortlumturisë së tij Imzot Anastasit, sepse gjithçka mendimi, fuqia, projekti, fondet u siguruan nga fortlumturia e tij Imzot Anastasi. Pra katedralja Ngjallja e Krishtit qëështë dhe sot katedralja kryesore e Tiranës, e kryeqytetit dhe e mbarë Shqipërisë!