/Kisha e “Shën Nikollës” Kurjan, Roskovec – Dokumentar për Kishat Orthodhokse në Shqipëri

Kisha e “Shën Nikollës” Kurjan, Roskovec – Dokumentar për Kishat Orthodhokse në Shqipëri

KISHA E “SHËN NIKOLLËS” KURJAN, ROSKOVEC – DOKUMENTAR PËR KISHAT ORTHODHOKSE NË SHQIPËRI. KISHË BIZANTINE E SHEK.XIII OSE XIV. PRODHIM I RADIO NGJALLJA NË BASHKËPUNIM ME MINISTRINË E KULTURËS. JANAR 2023 Kisha e Shën Nikollës në Kurjan Nga Ilirjan Gjika Kurjani është një fshat i cili bën pjesë në Bashkinë Roskovec dhe ndodhet J-L të saj aty ku ndahet kufiri me bashkitë Dimal dhe Mallakastër. I përmendur për kultivimin e ullinjve dhe vreshtarisë, ai është i njohur edhe për liqenin artificial të ndërtuar në vitin 1954 dhe që ujit një pjesë të fushës së Myzeqesë. Pikërisht në Kurjan, në kodrën me të lartë, aty ku syri të kap gjithë rrafshinën e Myzeqesë, Shpiragun dhe kodrat e Mallakastrës, ndodhet një nga kishat bizantine më të vjetra në Shqipëri. Aty e vetme, e rrethuar nga kurorat e ullinjve, kisha e Shën Nikollës, me harqet e saj të varur duket sikur ”dëshmon” se këtu është shkrirë në një stil të vetëm arkitektura kishtare e Lindjes me Perëndimin. E ndërtuar me muraturë me tulla të kuqe dhe gurë të skuadruar tek qoshet kjo faltore e ndërtuar në shek. XIV, i përket stilit arkitektonik bizantin. E përbërë nga naosi (salla) dhe narteksi (parasalla) dhe kthina e altarit, kisha trekonkëshe e Shën Nikollës dikur mbulohej nga një qemer cilindrik dhe kupolë e cila gjatë shekujve është shembur dhe është zëvendësuar nga një çati prej druri dhe tjegullash. Po kështu, kishës i mungojnë portikët e dikurshëm që mbulonin portat e narteksit