/U đĄđšđ© 𝐯𝐱𝐭𝐱 𝐱 đ«đą đšđ€đšđđžđŠđąđ€ đ§đžÌˆ đŠđšđ„đžđ đŁđąđ§ đ”đ§đąđŻđžđ«đŹđąđ­đšđ« “𝐋𝐹𝐠𝐹𝐬”

U đĄđšđ© 𝐯𝐱𝐭𝐱 𝐱 đ«đą đšđ€đšđđžđŠđąđ€ đ§đžÌˆ đŠđšđ„đžđ đŁđąđ§ đ”đ§đąđŻđžđ«đŹđąđ­đšđ« “𝐋𝐹𝐠𝐹𝐬”

NĂ« datĂ«n 18 tetor, nĂ« Kolegjin Universitar “Logos” filloi viti i ri akademik 2021-2022, pĂ«r studentĂ«t e ciklit Βachelor.Me kĂ«tĂ« rast u bĂ« ceremonia e çeljes, qĂ« u zhvillua nĂ« amfiteatrit e kampusit nr.1, ku studentĂ«t u pritĂ«n nga personeli i Kolegjit Universitar. Ata u pĂ«rshĂ«ndetĂ«n nga Rektori, prof. dr. Ilia Ninka, administratori, MND. Av. Venian (Naum) Mile dhe Koordinatorja e ZyrĂ«s se Çështjeve Studentore dhe KĂ«shillimit tĂ« KarrierĂ«s, MSc. Anisa Duka. NĂ« fjalĂ«t e tyre studentĂ«ve iu urua njĂ« vit akademik i suksesshĂ«m nĂ« rrugĂ«timin drejt realizimit si profesionistĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«.PĂ«rzgjedhja nga ana e tyre e Kolegjit Universitar “Logos”, si institucioni ku do tĂ« kryejnĂ« studimet e tyre, angazhon maksimalisht personelin e kĂ«tij institucioni pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« cilĂ«si tĂ« lartĂ« nĂ« mĂ«simdhĂ«nie. Prandaj, nĂ« ditĂ«n tĂ« parĂ« tĂ« vitit akademik, ajo qĂ« u theksua mĂ« shumĂ« nga drejtuesit e institucionit ishte puna e pĂ«rbashkĂ«t, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« kontribuohet akoma edhe mĂ« shumĂ« nĂ« rritjen e cilĂ«sisĂ« akademike dhe mbi tĂ« gjitha, nĂ« ndĂ«rtimin dhe transmetimin e vlerave qytetare dhe profesionale.NjĂ« moment i veçantĂ« nĂ« fjalĂ«t pĂ«rshĂ«ndetĂ«se ishte falĂ«nderimi pĂ«r ideuesin, themeluesin dhe mbĂ«shtetĂ«sin e pĂ«rhershĂ«m tĂ« Kolegjit Universitar “Logos”, Kryepiskopit tĂ« TiranĂ«s, DurrĂ«sit dhe tĂ« GjithĂ« ShqipĂ«risĂ«, Prof. Dr. Anastasit, President i Fondacionit “LOGOS” dhe akademik i njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht.NjĂ« falĂ«nderim u drejtohet gjithashtu edhe strukturave akademike dhe administrative tĂ« Kolegjit, qĂ« janĂ« angazhuar pĂ«r tĂ« marrĂ« tĂ« gjitha masat pĂ«r garantimin e njĂ« procesi mĂ«simor cilĂ«sor.