/Prej disa ditësh, me ftesë të përgjegjësit të Radios “Ngjallja” At Grigor Pelushit po zhvillon një vizitë pune në Kishën Orthodhokse në Shqipëri z. John Maddex, themeluesi i Radios dhe i botimeve ”Ancient Faith” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prej disa ditësh, me ftesë të përgjegjësit të Radios “Ngjallja” At Grigor Pelushit po zhvillon një vizitë pune në Kishën Orthodhokse në Shqipëri z. John Maddex, themeluesi i Radios dhe i botimeve ”Ancient Faith” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prej disa ditësh, me ftesë të përgjegjësit të Radios “Ngjallja” At Grigor Pelushit po zhvillon një vizitë pune në Kishën Orthodhokse në Shqipëri z. John Maddex, themeluesi i Radios dhe i botimeve ”Ancient Faith” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka 40 vjet përvojë në transmetim radiofonik, pasi ka shërbyer në Institutin e Biblës “Moody”. Ka qenë përgjegjës për 35 stacione radiofonike në pronësi dhe operim të “Moody” për pjesën më të madhe të asaj kohe. K
John Maddex ka shërbyer në bordin e Shoqërisë së “Shën Jakovit”, e cila boton revistat “Touchstone” dhe “Salvo”, si dhe Transmetuesit Fetar Kombëtar. Ai dhe gruaja e tij Tonya jetojnë në Chesterton, Indiana. Të Enjten, më 17 Nëntor u zhvillua një takim pune – trajnim mbi përdorimin e teknologjisë në median e radios dhe platformave bashkëkohore që janë sot. Në këtë takim u shkëmbyen edhe mjaft eksperinca mes tij dhe stafit të radios “Ngjallja”. Pasi vlerësoi përparimin e kësaj radio në vitet e fundit, shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen me radion Ngjallja, si dhe dha mbështetjen e tij për ecurinë e kësaj radio në vazhdim, duke filluar së shpejti ndërtimin dhe krijimin e platformës bashkëkohore PODCAST. Në fund të këtij takimi ai dhuroi për radion Ngjallja një rregjistrues dixhital Tescam, mjaft praktik dhe pajisje profesionale për rregjistrimet në terren. Gjithashtu, At Grigori e njohu atë me ambjentet e radios “Ngjallja” dhe programet që realizon ky institucion mediatik i kishës sonë orthodhokse në Shqipëri. John Maddex vlerësoi përpjekjet dhe rezultatet e stafit të radios dhe uroi që puna të ecë përpara në përçimin e mesazheve të Ungjillit, nëpërmjet emisioneve dhe programeve që transmentohen në FM, rrjetet sociale, web dhe në të ardhmen edhe në podcast.
Aleksandër Dimroçi