Mijëra gra në të gjithë Rusinë janë ndihmuar financiarisht nga qendrat humanitare të themeluara nga Kisha Orthodhokse Ruse, duke parandaluar abortet që ata mendonin të kryenin.
Qendrat e Kishës, që shtrihen në 102 qytete, ndihmuan 14,507 gra që nga fillimi i 2017, duke shpëtuar jetën e fëmijëve të tyre, raporton RIA-Novosti.
Këto numra nënvizojnë rëndësinë e Kishës jo vetëm për predikimin kundër abortit, por për ta vënë atë predikim në veprim, duke u ofruar ndihmë konkrete atyre që janë në nevojë. Ndërkohë që statistikat kanë treguar përmirësime të konsiderueshme në vitet e fundit.
Gratë që gjejnë veten në situata të vështira në jetë dhe mendojnë të kryejnë abort, kur ato marrin një ndihmë financiare, ato heqin dorë nga idea e abortit dhe pendohen. Sipas Maria Studenikina, kryetare e Lëvizjes kundër abortit të Departamentin e Kishës Ruse për Bamirës, shprehet se rreth 27% e grave që kanë ndër mend të kryejnë abort përmendin vështirësi financiare dhe paaftësi për të mbështetur fëmijën e tyre.
E rëndësishme në këtë mision janë edhe donacionet.
Pa dyshim, mijëra fëmijë do të shpëtohen nga donacionet e sjella nga besimtarët duke ndihmuar më shumë misionin e shenjtë të Kishës Orthodhokse Ruse për të parandaluar abortet duke ndihmuar financiarisht dhe shpirtërisht nënat e ardhshme.