Sipas studimeve, 2/3 e të rinjve rusë janë besimtarë
Hirësia e Tij, Hilarioni i Volokamskut, i cili është njëkohësisht kreu i Departamentit të Lidhjeve të Jashtme të Kishës u shpreh se: “Pjesa më e madhe e të rinjve, (rreth 63%) janë besimtarë”. Sipas një studimi, vetëm 34% e të rinjve të moshave 18-24 vjeç e klasifikojnë veten si jobesimtarë.
Është tjetër çështje se si besojnë. Ka të rinj të cilët vijnë dhe kishërohen, të tjerë të ilët kërkojnë vazhdimisht, pra që besojnë por nuk kanë vendosur ende se kujt komunitet i përkasin.
Vetëm 16% e njerëzve të moshave 24-34 vjeç thonë se janë jobesimtarë.
“Përqindja e personave shpresëtarë vjen duke u rritur me kalimin e moshës. Kjo është e natyrshme, pasi ardhja në besim lidhet ngushtë me përjetimet, ndoshta edhe me vështirësi të ndryshme, si humbja e një personi të dashur, situatat e komplikuara familjare, problemet e shëndetit etj. Në kohë të tilla njerëzit mendojnë më tepër për seriozitetin e jetës dhe kuptimin e saj. Kështu, ndeshen dalëngadalë me besimin” u shpreh Hirësia, duke theksuar se sa e nevojshme është që shpresëtarët (qoftë klerikë apo laik) të punojnë më tepër me këta të rinj.
“Mënyra më e duhur për të tërhequr të rinjtë, është kur vetë të rinjtë punojnë më tepër me ta, takohen dhe komunikojnë. Ecuria e këtyre bisedave shpirtërore kuptohet kur sheh më pas që të rinjtë shpresëtarë sjellim me vete miq jobesimtarë në kishë” – shtoi Hirësia.
Nëpër kishat dhe enoritë ruse ka shumë grupime të rinjsh, ndër to edhe në Katedralen Mitropolitane të së Tërëshenjtës “Gëzimit të të hidhëruarve”.
Mitropoliti Hilarion shpjegoi se bëhet fjalë për një grup prej rreth 40 të rinjsh e të rejash shpresëtarë dhe aktivë, si dhe 40 të rinjve të tjerë të interesuar, që vijnë herë pas here. Këta të rinj shkojnë së bashku nëpër shërbesa, e më pas shoqërizohen, ndajnë me njëri-tjetrin interesat dhe problematikat, shkojnë nëpër pelegrinazhe etj..”
“Ka grupime të ndryshme të rinjsh, që nga të mëdhenjtë në në rang Dioqeze e deri tek ato individualet nëpër famulli të ndryshme.”- përfundoi Mitropoliti.