Pranë Detit të Galilesë zbulohet mozaiku 1.500 vjeçar i Mrekullisë së shumimit të pesë bukëve
Gjatë gërmimeve të bëra së fundmi pranë Detit të Galilesë, në kërkim të një qyteti të lashtë, u zbulua një mozaik në të cilin paraqitej Mrekullia e Shumimit të esë Bukëve nga Krishti.
Zbulimi i gërmadhave të një kishe të djegur në Iponë (Izraeli verior) i entuziazmoi shumë arkeologët, të cilët përgjatë gjithë kësaj vere vazhduan gërmimet, me shpresë të gjendjes së ndonjë të dhëne historike.
Kisha i përkiste shek. V ps.K. por u shkrumbua nga flakët e një zjarri që ra rreth vitit 700 ps.K. Megjithatë, dyshemeja e kishës, e shtruar me mozaikë u vesh nga një shtresë hiri e cila e ruajti të paprishur.
E ndodhur në zemër të Tokës së Shenjtë, qyteti i Iponës shtrihet përgjatë Detit të Galilesë.
Mozaiku paraqet një fragment të jetës tokësore të Krishtit, ku ai kreu mrekullinë e shumimit të pesë bukëve për të ushqyer të 5.000 vetët, të cilët ishin mbledhur përgjatë buzës së lumit.