Patriarku Theodhor i Aleksandrisë pagëzoi 350 indigjenë në Qendrën Misionare orthodhokse në Kidamali, ndërsa vizitonte Dioqezën e Shenjtë të Arusës dhe Tanzanisë Qendrore.
Pas shërbesës së Pagëzimeve, Patriarku mblodhi klerikët e Dioqezës në një Sinod Hieratik, ku diskutoi me ta dhe i inkurajoi të vazhdonin detyrat e tyre priftërore me entuziazëm dhe përkushtim.
Pas kësaj, u mblodhën në veçanti edhe episkopët, të cilët e informuan më tej Patriarkun lidhur me zhvillimin e veprës Misionare në Dioqezën e tyre.