/Në një kishë pranë Detit të Galilesë gjendet mozaiku 1500 vjeçar që paraqet mrekullinë e shumimit të pesë bukëve

Në një kishë pranë Detit të Galilesë gjendet mozaiku 1500 vjeçar që paraqet mrekullinë e shumimit të pesë bukëve

Në një kishë pranë Detit të Galilesë gjendet mozaiku 1500 vjeçar që paraqet mrekullinë e shumimit të pesë bukëve.

Përgjatë gërmimeve në një qytet të lashtë pranë Detit të Galilesë, u gjend një mozaik 1500 vjeçar që paraqet mrekullinë e shumimit të bukëve, me të cilët Jisui ushqeu të 5000 vetët.

Mozaiku u gjend në të ashtuquajturën “Kisha e Djegur” e Iponës, në veri të Izraelit, dhe daton që nga shek. V. Fatkeqësisht, në vitin 700 ps. K. ra një zjarr që e shkatërroi, megjithatë, dyshemeja e kishës e shtruar me mozaik u ruajt mrekullisht, duke qenë e mbuluar  nga një shtresë hiri.

Mozaiku paraqet një ndër mrekullitë e Jisuit që tregohen në Dhiatën e Re, ku Ai arriti të ushqente turmat e mbledhura rreth Tij vetëm me 5 bukë dhe 2 peshq, të cilat u shumuan mrekullisht.

Sipas arkeologut që drejton punimet, Dr. Michael Eisenburg-ut, nuk përjashtohet fakti që 5 bukët dhe 2 peshqit e gjendur në mozaik të mund të simbolizojnë diçka tjetër, megjithatë ngjashmëria me ngjarjen e përshkruar në Dhiatën e Re është më e madhe.

Sipas tij, ky zbulim ka hedhur më tepër dritë në vendin (deri tani të supozuar) ku ndodhi mrekullia e shumimit të bukëve.

Burimi:https://basilica.ro/en/1500-year-old-mosaic-depicting-jesus-feeding-the-5000-with-five-loaves-of-bread-is-uncovered/?fbclid=IwAR1ptGiIClwSUBASqMrgl63ODv1nI2xklSO-msxemAmXMOHYStD5HIkHJ5A