Greqi: Kryepiskopi Ieronim i Athins vizitoi sot 2 qendra ku strehohen persona me Sindromën Down, të cilat i përkasin fondacionit “Maria Kokkori” në Atikë të Greqisë.
Në këto qendra, të cilat vetë Kryepiskopi i inauguroi gjatë verës, strehohen shumë fëmijë dhe të rritur. Gjatë vizitës së tij, Fortlumturia ishte i shoqëruar edhe nga lojtarët e skuadrës së basketbollit të Kryepiskopatës së Athinës.
Të gjithë fëmijëve dhe të rriturive që banojnë aty, bashkë me drejtorin e këtij Fondacioni, Arkimandritin Nikodhim, Kryepiskopi u shpërndau dhurata të ndryshme si dhe ëmbëlsira, duke i uruar një vit të gëzuar e të bekuar, me shumë sukses në shërbimin e tyre.