/Kryepiskopi i Greqisë: Evropa duhet të mbështetet tek vlerat e krishtera

Kryepiskopi i Greqisë: Evropa duhet të mbështetet tek vlerat e krishtera

Një delegacion i Kishave Evropiane zhvilloi një vizitë me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Athinës dhe të gjithë Greqinë, Imzot Jeronimin.

Kreu i këtij delegacioni ishte delegacionit ishte President i Këshillit të Kishave Evropiane , z. Christian Krieger, i shoqëruar nga Torsten Moritz, sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Kishtar për Emigrantët në Evropë dhe Znj. Katharina Stamm, shefe e migracionit të Ministrinë gjermane.

Në takim, anëtarët e delegacionit, të cilët u zgjodhën kohët e fundit në pozicionin e tyre, falënderuan kontributin e Kishës së Greqisë në përpjekjet e këtyre organizatave, veçanërisht në trajtimin e problemit të refugjatëve në Evropë.

Fortlumturia e Tij, Imzot Jeronimi, gjatë këtij takimi tha se “Evropa duhet të mbështetet në bazë të vlerave të krishtera, respektit për njerëzve, përndryshe do të shkatërrohet“.

Solidariteti“, tha ai, “nuk duhet të qëndrojnë në fjalë, por në praktikë nga institucionet e Evropës.

Kreu i Kishës së Greqisë, Imzot Jeronimi shtoi: “Të gjithë duhet të vrasim mendjen dhe të kërkojmë shkaqet e problemit të refugjatëve. Greqia ka bërë detyrën e saj, por nuk duhet të lihet vetëm në këtë përpjekje”.

Zonja Stamm tha se vendet të cilat janë në kufijtë e Europës, si Greqia, kanë peshë të madhe mbi supet e tyre. Ajo shtoi se Evropa duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar refugjatët që vijnë në Greqi.

Përkthyer nga Romfea.gr