Kisha e “Lindjes së Krishtit”, është hequr tashmë nga lista e objekteve të rrezikuara të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, pas të gjitha restaurimeve që u bënë atje.
Kisha u shpall objekt i trashëgimisë kulturore të UNESCO-s në vitin 2012, dhe në të njëjtin vit u rreshtua ndër objektet e rrezikuara, për shkak të gjendjes së saj jo të mirë.
Që nga ajo kohë si Kisha, ashtu edhe autoritetet zyrtare të Palestinës kanë punuar shumë “për restaurimin e çatisë, fasadës së jashtme, dyerve dhe mozaikëve” është shprehur UNESCO.
Një tjetër plan i kësaj organizate, për hapjen e një tuneli poshtë sheshit të Grazhdit, në hyrje të Kishës, u anullua.
Gjatë një takimi në kryeqytetin Baku, që filloi më 30 Qershor dhe përfundoi më 10 Korrik, komiteti mori vendimin për ta hequr atë nga lista e objekteve të rrezikuara.
Kjo kishë është në pronësi të Patriakanës së Jerusalemit, Kishës Romano-Katolike dhe asaj Armene.
U ndërtua fillimisht në shekullin IV ps.K., për t’u zëvendësuar më pas me një strukturë të re në shekullin VI Pas Krishtit, por pa vënë dorë mbi mozaikët origjinalë që ndodheshin në dysheme. Më pas u bënë edhe ndryshime të tjera.
Gjatë periudhës së Krishtlindjeve, Kisha pret pelegrinë të shumtë nga e gjithë bota, që vijnë për të parë Kishën dhe shpellën, ku mendohet të ketë lindur Jisu Krishti.