Greqi: Qeveria Greke miraton rivendosjen e ligjit kundër blasfemive
Greqi: Qeveria
Greke miraton rivendosjen e ligjit kundër blasfemive
Qeveria e re konservatore në Greqi kanë miratuar rivendosjen e ligjit kundër blasfemisë, i cili u shfuqizua vetëm 6 muaj më parë, nga qeveria paraardhëse.
Ata, të cilët e thyejnë këtë ligj, rrezikojnë
deri në 2 vjet heqje lirie. Lajmin për këtë ndryshim ligjor e dha Ministri i
Drejtësisë, z. Kosta Tsiara.
Artikulli 98 i Ligjit mbi blasfemitë
keqdashëse dhe shprehjet e urrejtjes ndaj besimit, parashikon “Heqje lirie deri
në 2 vjet për çdokënd që blasfemon ndaj Perëndisë apo ofendon publikisht Kishën
Orthodhokse të Greqisë dhe të gjitha besimet e tjera të lejuara në këtë vend.”
Artikulli që përmendëm u miratua fillimisht
në Kodin Penal të Greqisë në vitin 1950, dhe qëndroi në fuqi derisa u hoq nga
qeveria paraardhëse.
Në kundërpërgjigje të atyre që u pozicionuan
negativisht ndaj këtij ndryshimi, Tsiara u shpreh: “ Synojmë ruajtjen e të
drejtave dhe lirive të njerëzve, pavarësisht pikëpamjeve të tyre politike apo
fetare”. Ai kundërshtoi kritikët, sipas të cilëve ky ligj përbën një rikthim në
të kaluarën.
Kryepiskopi Ieronim i Athinës, Kreu i Sinodit
të Shenjtë të Kishës së Greqisë tha se rivendosja e këtij ligji nuk synon aspak
t’i dalë në mbrojtje Perëndisë, Kishës
së shenjtë Orthodhokse apo besimeve të tjera, sepse këta nuk kanë nevojë për
mbrojtje njerëzore. Por ky ligj synon pikërisht ruajtjen e ndjenjës fetare të
personave shpresëtarë, si dhe të paqes sociale , e cila është thelbësore në
këto kohë trazirash. Këto vlera nuk mund të zbehen kurrsesi nga logjika e
lirisë së të shprehurit, që në vetvete përmban abuzim dhe fanatizëm.
“Megjithatë, kjo është mbi të gjitha edhe një
çështje kulture”- shtoi Fortlumturia.