/Mitropoliti Amfilohje i Malit të Zi takohet me Kryepiskopin Anastas duke ofruar ndihma për të lënduarit nga tërmeti

Mitropoliti Amfilohje i Malit të Zi takohet me Kryepiskopin Anastas duke ofruar ndihma për të lënduarit nga tërmeti

Mitropoliti Amfilohje i Malit të Zi takohet me Kryepiskopin Anastas duke ofruar ndihma për të lënduarit nga tërmeti

Mitropoliti Amfilohje i Malit të Zi vizitoi Kryepiskopin Anastas në Tiranë më datën 3 Dhjetor. Dy Hierarkët u takuan në Selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës. Mitropoliti Amfilok, i cili ishte dhe iniciator i këtij takimi, i shprehu Kryepiskopit Anastas keqardhjen dhe ngushëllimet e tij të thella për dëmet e shkaktuara nga tërmeti vrastar i disa ditëve më parë, që u mori jetën shumë personave dhe shkaktoi dëme të rënda materiale. Në shenjë solidariteti, Mitropoliti i Malit të Zi dhuroi një shumë të caktuar, në ndihmë të të prekurve nga ky tërmet. Mitropoliti gjithashtu i përcolli Fortlumturisë nderimin dhe respektin e gjithë popullit të Malit të Zi për shërbimin baritor dhe përpjekjet e tij të shumta për ngjalljen dhe restaurimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.