/Kryepiskopi Jeronim i Kishës Orthodhokse të Greqisë siguron ndihma për Kishën e Shqipërisë nëpërmjet organizatës së shërbimeve “Apostoli”

Kryepiskopi Jeronim i Kishës Orthodhokse të Greqisë siguron ndihma për Kishën e Shqipërisë nëpërmjet organizatës së shërbimeve “Apostoli”

Greqi: Kryepiskopi Jeronim siguron ndihma për Kishën e Shqipërisë nëpërmjet organizatës së shërbimeve “Apostoli”

Kryepiskopi Jeronim i Athinës dhe i gjithë Greqisë komunikoi nëpërmjet telefonit  me kryepiskopin Anastas, duke i siguruar mbështetjen e plotë të Kishës së Greqisë ndaj Kishës Autoqefale Shqiptare dhe të gjithë popullit shqiptar, i cili u prek rëndë nga tërmeti vrastar i para pak ditëve, i cili i kushtoi jetën dhjetëra personave.

Kryepiskopi Jeronim u shpreh se organizata “Apostoli” e Kryepiskopatës së Athinës do t’i vijë në ndihmë Kishës së Shqipërisë. Drejtori i përgjithshëm i saj, z. Kostis Dimtsas ka kontaktuar gjithashtu me Kryepiskopin Anastas , për të biseduar më tej dhe më konkretisht për ndihmat që do të dërgohen për të prekurit.

Burimi: https://orthodoxtimes.com/archbishop-ieronymos-provides-assistance-to-church-of-albania-through-apostoli/?fbclid=IwAR1uEbNLIx7KnsJia0EjSyZAyc6ci0s7xJd3X2fvRMiVjleIaIobey2XMeA