/Projekti “ROAMING”

Projekti “ROAMING”

Projekti “ROAMING” (Rritja e mobiliteve ndërkombëtare për stafin akademik dhe studentët, përmes forcimit të zyrave të marrëdhënieve me jashtë në institucionet e arsimit të lartë të Ballkanit Perëndimor) fokusohet në rritjen e kapaciteteve të studentëve, stafit akademik e administrativ për të aplikuar e përfituar nga mundësitë që jep programi Erasmus+. Projekti do të kontribuojë gjithashtu në forcimin e zyrave për marrëdhënie me jashtë në institucionet e rajonit, partnere të LOGOS në këtë projekt, fillimisht përmes një analize të nevojave e kërkesave dhe më pas duke kaluar në veprime konkrete. Në këtë projekt bashkëpunojnë 7 universitete, nga pesë vende: Greqia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.