Ekspozitë fotografike kushtuar Turizmit Religjioz në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit Që nga 27 shtatori 1970 kur u miratua Statuti i Turizmit Botëror, kjo datë festohet në mbarë botën si Dita Botërore e Turizmit (WTD). Në këtë kuadër Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës si dhe Forumi i Turizmit Religjioz të Kolegjit Universitar “LOGOS” organizuan në hollin e universitetit çeljen e një ekspozite fotografike me foto të realizuara nga studentët e diplomuar dhe aktualë të programit Master Shkencor në Turizëm Religjioz. Kjo Ekspozitë është pjesë e Javës së Turizmit Religjioz e cila organizohet nga Kolegji Universitar “LOGOS” dhe Forumi i Turizmit Religjioz çdo vit dhe do të jetë e hapur për publikun në hollin e Universitetit nga data 27 shtator deri më 14 tetor 2023. Audio&Video: Jorgo Kobuzi
