Të shtunën më 5 nëntor, Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës prezantoi në sallën e Amfiteatrit të Kolegjit Universitar “LOGOS” nismën e tij për krijimin e një forumi për Turizmin Religjioz, si pjesë e Masterit të Shkencave në “Turizmin Religjioz”. Qëllimi kryesor i forumit ishte rritja e ndërgjegjësimit për Turizmin Religjioz në Shqipëri dhe aplikimi i një nyje bashkëpunimi midis institucioneve dhe akademikëve, të cilët janë të specializuar në sektorin e turizmit. Të pranishëm në këtë event ishin zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit zonja Vilma Bello, përfaqësues të disa komuniteteve fetare, përfaqësues të agjencive turistike, akademikë dhe studentë. REALIZIM I RADIO NGJALLJA, NËNTOR 2022 AUDIO&VIDEO: ANASTAS MOÇI VIDEO MONTAZH: JORGO KOBUZI