Publikohen online dorëshkrime të Kishës Orthodhokse Ruse të shek. XIV
Së fundmi është krijuar mundësia që disa dorëshkrime unike të Kishës Orthodhokse Ruse të shek. XIV, përfshirë këtu Psaltirin e Kievit apo Ungjillin e Volhynisë.
Dorëshkrimet në fjalë, të cilat kanë edhe ilustrime të shumta në miniaturë u publikuan nga Qendra e Hulumtimit të Kulturës së Lashtë Ruse “Zelo”, e cila shfrytëzoi arkivat e bibliotekës kombëtare.
Psaltiri i Kievit u krijua në qytetin me të njëjtin emër më 1397, me 303 miniatura të pikturuara në 230 faqe, si dhe shkronjat nistore e titujt të zbukuruar sipas stilit neo-Bizantin. Shumë prej këtyre miniaturave janë interpretime të Psalmeve në frymën e interpretimit profetik të ngjarjeve të Dhiatës së Re. Ky Psaltir është i pari i këtij lloji në Rusi.
Dorëshkrimet konsiderohen një vepër e jashtëzakonshme kaligrafie dhe pikture. Shkruesi dhe ilustruesi i tyre ishte Protodhjakoni Spiridhon, me bekimin e “Atë Mihailit” siç ai shkruan në fund.
Ungjilli i Lavrishevit u bë në shek. XIV në manastirin Lavrishev në Volhyni (që tashmë i përket territorit të Bjellrusisë). Përmban 18 miniatura me tema që nuk janë shumë tipike për ngjarjet e Ungjijve: një njëbrirësh, një imazh të Kryeengjëllit Mihail dhe ilustrime që korrespondojnë me ngjarje të ndryshme biblike. Libri në fjalë ruhet në bibliotekën e princave Czartoryski në Krakov.
Qendra “Zelo” ka publikuar edhe Kronikën e Hamartolos, e cila daton në gjysmën e parë të shek. XIV. Kronika në fjalë është një vepër e Bizantit të shek. IX, ku tregohen ngjarjet historike që nga krijimi i botës. U përkthye në rusishten e vjetër që nga shek. XI.