/E MARTË, 21 SHTATOR 2021 – LEXIMET BIBLIKE

E MARTË, 21 SHTATOR 2021 – LEXIMET BIBLIKE

APOSTULLI – 2 Korinthianëve 12:20-13:2

Sepse kam frikë se mos, kur të vij, nuk ju gjej të tillë siç dua, edhe mua nuk do të më gjeni të tillë siç më doni; se mos ka ndër ju grindje, zilira, zemërata, të zëna, përgojime, tinëzira, mendjemadhësira, trazira; se mos, kur të vij përsëri, më përul Perëndia im përpara jush, dhe vajtoj për shumë nga ata që kanë mëkatuar që përpara dhe s’janë penduar për fëlliqësinë dhe për imoralitetin e për ndyrësinë që bënë.Kjo është e treta herë që vij tek ju. “Çdo fjalë do të mbështetet në gojën e dy dhe tre dëshmitarëve”. Parathashë dhe parathem, si i pranishëm për së dyti, edhe tani që jam larg po u shkruaj atyre që kanë mëkatuar që përpara dhe gjithë të tjerëve, se, në ardhsha përsëri, nuk do të kursehem.

* * * * *

UNGJILLI – Llukai 3:23-4:1

Edhe vetë Jisui ishte afër tridhjetë vjeç, kur filloi veprën e tij, edhe ishte siç e pandehnin, i biri i Josifit, i Ilisë, i Matanit, i Leviut, i Melkiut, i Janait, i Josifit, i Matatiut, i Amosit, i Naumit, i Esliut, i Nagait, i Maatit, i Matatiut, i Semeit, i Josihit, i Jodës, i Joananit, i Risait, i Zorobabelit, i Salatielit, i Neriut, i Melkiut, i Adiut, i Kosamit, i Elmodamit, i Herit, i Josiut, i Eliezerit, i Jorimit, i Matatit, i Leviut, i Simeonit, i Judës, i Josifit, i Jonanit, i Eliakimit, i Meleait, i Mainanit, i Matatait, i Natanit, i Davidit, i Jeseut, i Ovidit, i Boozit, i Salmonit, i Nasonit, i Aminadabit, i Aramit, i Esromit, i Faresit, i Judës, i Jakovit, i Isaakut, i Abrahamit, i Tharait, i Nahorit, i Seruhut, i Ragavit, i Falekut, i Heberit, i Salait, i Kainanit, i Arfaksadit, i Semit, i Noes, i Lamehut, i Matusalës, i Enohut, i Jaredit, i Maleleelit, i Kainanit, i Enosit, i Setit, i Adamit, i Perëndisë.Edhe Jisui plot me Frymë të Shenjtë u kthye nga Jordani; edhe u pru me anë të Frymës në shkretëtirë.