/E HËNË, 25 TETOR 2021 – LEXIMET BIBLIKE

E HËNË, 25 TETOR 2021 – LEXIMET BIBLIKE

APOSTULLI – Filipianëve 1:1-7

Pavli dhe Timotheu, shërbëtorë të Jisu Krishtit, të gjithë shenjtorëve në Krishtin Jisu, që janë në Filipë, bashkë me episkopë e me dhiakonë; hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, edhe nga Zoti Jisu Krisht.

Falënderoj Perëndinë tim sa herë ju kujtoj ju, gjithnjë në çdo lutje timen lutem me gëzim për të gjithë ju, për pjesëmarrjen tuaj në ungjill që prej ditës së parë deri tani, duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi të bëjë punë të mirë tek ju, do ta mbarojë deri në ditën e Jisu Krishtit.

Siç është e drejtë për mua të mendoj këtë për të gjithë ju, sepse ju kam në zemër, se edhe në vargonjtë e mi, edhe në mbrojtjen, edhe në vërtetimin e ungjillit, ju të gjithë keni qenë pjesëtarë të hirit bashkë me mua.

* * * * *

UNGJILLI – Llukai 10:22-24

Edhe si u kthye nga nxënësit tha: Të gjitha m’u dhanë në dorë prej Atit tim; edhe asnjë nuk di cili është Biri, veç Ati; edhe cili është Ati, veç Biri, edhe ai, të cilit të dojë Biri t’ia zbulojë.

Edhe u kthye tek nxënësit, e u tha veçan: Lum sytë që shohin këto që shihni ju. Sepse po ju them juve, se shumë profetë e mbretër deshën të shihnin ato që shihni ju, po nuk i panë; edhe të dëgjonin ato që dëgjoni ju, po nuk i dëgjuan.