25 Vjet më parë mbolli dy qeparisa në kishën e fshatit, sot Mario po rindërton kishën e Shën Mërisë në fshatin e tij me ndihmën e banorëve të tjerë dhe përkujdesjen e priftit të enorisë Atë Ilia Kotnani. Historia prekse që po ndodh në komunitetin e Kamenicës, 11 km në jug të qytetit të Korçës, ku banorët, pa dallim fetar, kontribuojnë edhe për mirëmbajtjen e kishave të tjera të fshatit të tyre. https://maps.app.goo.gl/vvhQtMDHruTJX… Nga Aleksandër Dimroçi, Radio NGJALLJA, Prill 2024