Ditët e para të lirisë së besimit dhe përpjekjet për hapjen e kishave në vitin 1991. Formimi i Këshillit Kleriko-laik i Kishës për riorganizmin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Vizita e At Artur Liolinit me kerkesë të Presidentit të atëhershëm Ramiz Alia, Pamundësia për ringritjen e institutcionit kishtar. Ardhja e Imzot Anastasit si Ekzark i Patriarkanës Ekumenike dhe kërkesa e besimtarëve për të qëndruar dhe për të shërbyer si Kryebari i grigjës së shumëvuajtur dhe martirike orthodhokse të Shqipërisë. Këto dhe të tjera sjell në dëshminë e tij personale At Ilia Kotnani në këtë intervistë për opinionin e Radios “Ngjallja”. Intervistoi Aleksandër Dimroçi, Korçë 2 Korrik 2022