/E ENJTE, 7 TETOR 2021 – LEXIMET BIBLIKE

E ENJTE, 7 TETOR 2021 – LEXIMET BIBLIKE

APOSTULLI – EfesianĂ«ve 1:1-9

Pavli, apostull i Jisu Krishtit me vullnetin e Perëndisë, shenjtëve që janë në Efes dhe besimtarëve në Krishtin Jisu, hir mbi ju dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, dhe prej Zotit Jisu Krisht.

I bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jisu Krisht, që na bekoi me çdo bekim shpirtëror në vendet qiellore me anë të Krishtit, siç edhe na zgjodhi ne me anë të tij para se të themelohet bota, që të jemi shenjtorë dhe të paqortueshëm përpara tij në dashuri, duke na paracaktuar për birësim tek vetë ai me anë të Jisu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të tij, për mburrje të lavdisë së hirit të tij, të cilin na e dhuroi me anë të të Dashurit të tij, tek i cili kemi shpërblimin me anë të gjakut të tij, ndjesën e fajeve, sipas pasurisë së hirit të tij, të cilin na e dha me të tepërt me çdo urtësi e mençuri, duke na njohur misterin e vullnetit të tij sipas pëlqimit të tij, që e pati paracaktuar në vetvete.

* * * * *

UNGJILLI – Llukai 7:17-30

Edhe doli kjo fjalë për të nëpër gjithë Judenë, dhe nëpër gjithë vendet përreth. Edhe nxënësit e tij lajmëruan Joanin për gjithë këto. Edhe Joani thirri pranë dy veta nga nxënësit e tij e i dërgoi te Jisui, duke thënë: Ti je ai që ka për të ardhur, apo presim tjetër? Edhe njerëzit, si erdhën tek ai, thanë: Joan Pagëzori na ka dërguar tek ti, duke thënë: Ti je ai që ka për të ardhur, apo presim tjetër? Edhe në atë orë ai shëroi shumë veta nga sëmundjet e nga mundimet e nga frymët e liga, dhe shumë të verbërve u fali të parët. Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Shkoni e i jepni zë Joanit për gjithë sa patë e dëgjuat, se të verbër shohin, të çalë ecin, lebrozë pastrohen, të shurdhër dëgjojnë, të vdekur ngjallen, të varfër dëgjojnë lajmin e mirë. Edhe lum ai që nuk do të skandalizohet për mua.

Edhe pasi ikĂ«n ata qĂ« ishin dĂ«rguar nga Joani, zuri t’i thoshte turmĂ«s pĂ«r Joanin: Ç’keni dalĂ« tĂ« shihni nĂ« shkretĂ«tirĂ«? Kallam qĂ« tundet nga era? Po ç’keni dalĂ« tĂ« shihni? Njeri tĂ« veshur me rroba tĂ« buta? Ja ata qĂ« janĂ« veshur me rroba tĂ« ndritura e qĂ« rrojnĂ« nĂ« kĂ«naqĂ«sira tek janĂ« nĂ«pĂ«r dyert e mbretĂ«rve. Po ç’keni dalĂ« tĂ« shihni? Profet? Po, ju them juve, edhe mĂ« tepĂ«r se profet. Ky Ă«shtĂ« ai, pĂ«r tĂ« cilin Ă«shtĂ« shkruar: “Ja unĂ« tek po dĂ«rgoj engjĂ«llin tim pĂ«rpara fytyrĂ«s tĂ«nde, ai do tĂ« ndreqĂ« udhĂ«n tĂ«nde pĂ«rpara teje”. Sepse po ju them juve, nĂ« mes atyre qĂ« kanĂ« lindur prej grash asnjĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« i madh se ai (Joan pagĂ«zori); por mĂ« i vogli nĂ« mbretĂ«rinĂ« e PerĂ«ndisĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i madh se ai.

Edhe gjithë populli që dëgjuan atë dhe tagrambledhësit, njohën drejtësinë e Perëndisë, duke pagëzuar veten e tyre me pagëzimin e Joanit. Po Farisenjtë dhe mësuesit e ligjit e hodhën tej prej vetes së tyre vullnetin e Perëndisë, sepse nuk u pagëzuan prej tij.