Të rikthejmë në identitet Kishën e Shën Nikollës në Halilaj Së bashku mundemi! Në emisionin e sotëm jemi në fshatin Halilaji pjesë e qendër administrative të Bubullimës në rrethin e Lushnjës për të njohur nga afër me Kishën e vjetër të dedikuar Shën Nikollës por dhe një nga shkollat e para të gjuhës Shqipe të kësaj zone. Kisha mendohet sipas dëshmisë së banorve të vjetër që i përket viti 1750. Por sot është në gjëndje të rrënuar që nga viti 1972, në vitin e shkatërrimit nga sistemi i asaj kohe të Regjimit Komunist. Por kjo kishë ruhet ende në kujtesën e besimtarëve orthodhoks të zones dhe kemi të ftuar dy banorët z.Andon Haka dhe z. Sotir Prifti për të rrëfyer historinë dhe kujtimet për Kishën e Shën Nikollës. Madje Vasil Haka babai i z. Andon në vitin 1972 gjatë kohës së shkatërrimit të kishës shkoi dhe shpëtoi dy ikonat që i kemi sot të ruajtura brez pas brezi nga z. Andon Haka dhe më pas i dhuroi nën kujdesen e klerikut të zonës Atë Gori Ndreko. Nëpërmjet kësaj video kërkojmë të përcjellim kërkesën e kësaj zone, e këtyre besimtarëve që Kishën e vjetër të Shën Nikollës të rikthehet në identitet ashtu siç ishte. Realizuan: Atë Grigor Pelushi – Moderatori Antonio Poshnjari – Video & Montazh Radio Ngjallja Halilaj, shkurt 2024