Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit
U kremtua me nderime festa e shën Nikollës.
Mbrëmësorja u krye në kishën e bukur, që mban emrin e shenjtorit, në fshatin Vanaj. U kryesua nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia e Tij Imzot Nikolla, bashkë me priftërinj të zonës.
U bë bekimi i pesë bukëve, në nder të këtij shenjtori kaq të
dashur. Morën pjesë besimtarë nga zona e Libofshës dhe disa të tjerë nga Fieri.
Në ditën e sotme Liturgja Hyjnore u mbajt në kishën e shën Nikollës në Vajkan. Besimtarë të shumtë morën pjesë në Liturgji. Një bekim i veçantë ishte dhe përshëndetja e ikonës me një pjesë të lipsanit të shenjtorit.
Gëzuar të gjithëve këtë ditë të bukur! Një urim i veçantë për Mitropolitin tonë. Ju paçim me jetë të gjatë! Paçim bekimet e shenjtorit!