/Del në shesh mashtrimi i dorëzimit si klerik i Nikolla Bllazhde Xhufkës në bodrumin e shtëpisë nga prifti serb!

Del në shesh mashtrimi i dorëzimit si klerik i Nikolla Bllazhde Xhufkës në bodrumin e shtëpisë nga prifti serb!

Del në shesh mashtrimi i dorëzimit si klerik i Nikolla Bllazhde Xhufkës në bodrumin e shtëpisë nga prifti serb!
– Flet përkthyesi kosovar i priftit serb që dorëzoi Bllazhden si klerik edhe që e shkishëroi më pas z. Patrik Kurti nga Mitrovica e Kosovës!
Këto ditë po shfaqen në postimet e rrjetit social Facebook reagimet e të riut nga Kosova z. Patrik Kurti, personi që përktheu priftin serb dhe që e shoqëroi në Elbasan për 2 ditë gjatë qëndrimit të tyre në hotel “Kalaja” me shfaqjen e shëmtuar në bodrumin e shtëpisë, gjoja të dorëzimit si klerik të Nikolla Bllazhde Xhufka. Patriku akuzon Nikolla Bllazhde Xhufkën se i ka kërkuar këtë nder priftit serb që ta dorëzojë si prift meqënëse sipas Nikolla Xhufkës nënpunës të shtetit i kanë kërkuar z. Bllazhde që të vërtetojë me anë të një dokumenti që është i dorëzuar si klerik me qëllim kalimin e kishës së Shën Marisë në lagjen Kala te personi i Nikolla Xhufkës. Pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të Nikolla Bllazhdes Xhufka (me origjinë serbe) tek individë gjoja klerikë me qëllim dorëzimin e tij kundrejt pagesës që të siguronte letrën që do ti jepte të drejtën të trashëgonte pronën e uzurpuar padrejtësisht sipas premtimeve të këtyre nëpunësve. Përgjatë qëndrimit të priftit serb, gjoja peshkop nga Rumania, Patrik Kurti tregon sesi Nikolla Bllazhde Xhufka i kishte thënë “peshkopit” se ai ka firmat e 2500 besimtarëve Ortodoksë të Elbasanit por në bodrumin e shtëpisë së tij ditën e “dorëzimit të tij” ishin të pranishëm vetëm 15 persona të gjithë kushërinj të Bllazhdes. Do të ishin lutjet e nënës së Nikollës se gjoja birit të saj nuk i ishte dhënë e drejta e studimit nga Kisha dhe se shërbesat kishtare në Elbasan bëhen në gjuhën greke që bindën “peshkopin” që ta dorëzonte pavarësisht se mbas pak ditësh i shkruan se nuk e njeh më Bllazhden si prift. Nuk dihet shuma që Nikolla Bllazhde ka ofruar për të blerë “hirotininë e tij” tek prifti serb.
Patrik Kurti e akuzon Nikolla Bllazhde Xhufkën se po tenton të prishë harmoninë fetare në Shqipëri i ndihmuar nga agjentuara të huaja që gjithmonë kanë dashur copëtimin dhe konfliktin fetar në vend. U bëjmë thirrje autoriteteve të vendit që të hetojnë veprimtarinë e personit Nikolla Bllazhde Xhufkës dhe të ndërhyjnë sa më parë me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe harmoninë fetare që ekziston në vend!