/Urrejtja e Vëllezërve Cici nga Nivica ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ëndrra e tyre për të minuar bashkëekzistencën paqësore dhe vllazërore të komuniteteve fetare në Shqipëri Fenomeni Foti Cici dhe Artem Cici Bijtë e pasuruar të Nivicës nëpërmjet vjedhjes dhe mashtrimeve të besimtarëve të kishave nëpër botë! Shantazhi i Foti Cicit ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nëpërmjet faqes në FB Albanian Orthodox-Shqiptar Ortodoks dhe heshtja e priftit Artem Cici të Mitropolisë së Selanikut Marrë nga Forumi Shqiptar

Urrejtja e Vëllezërve Cici nga Nivica ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ëndrra e tyre për të minuar bashkëekzistencën paqësore dhe vllazërore të komuniteteve fetare në Shqipëri Fenomeni Foti Cici dhe Artem Cici Bijtë e pasuruar të Nivicës nëpërmjet vjedhjes dhe mashtrimeve të besimtarëve të kishave nëpër botë! Shantazhi i Foti Cicit ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nëpërmjet faqes në FB Albanian Orthodox-Shqiptar Ortodoks dhe heshtja e priftit Artem Cici të Mitropolisë së Selanikut Marrë nga Forumi Shqiptar

Urrejtja e Vëllezërve Cici nga Nivica ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ëndrra e tyre për të minuar bashkëekzistencën paqësore dhe vllazërore të komuniteteve fetare në Shqipëri

Fenomeni Foti Cici dhe Artem Cici

Bijtë e pasuruar të Nivicës nëpërmjet vjedhjes dhe mashtrimeve të besimtarëve të kishave nëpër botë!

Shantazhi i Foti Cicit ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nëpërmjet faqes në FB Albanian Orthodox-Shqiptar Ortodoks dhe heshtja e priftit Artem Cici të Mitropolisë së Selanikut

Marrë nga Forumi Shqiptar

Pj. I

Antiortodoksizmi i z. Fatmir Cici ndoshta nuk do të ishte kaq shqetësues për një pjesë të shoqërisë shqiptare, qoftë edhe për një pjesë të vogël të saj, nëse do të kufizohej në një kuadër thjesht fetar nëse nën këtë maskë nuk do të fshihej një antishqiptarizëm i thellë, tashmë i dokumentuar. Nuk është rastësi që ky njeri u dëbua prej të gjithë shqiptarëve. U dëbua fillimisht edhe prej Dioqezës Shqiptare të Amerikës, drejtuesit e së cilës ishin të parët që e nxorën përjashta. Po ashtu, dëshmitë e të ndjerit Sejfi Protopapa dhe debatet e tij me këtë person (të cilat janë ende në internet dhe në shtypin e kohës) dhe kushdo mund t’i lexojë e të kuptojë se sa i padëshiruar është ky njeri në gjirin e shqiptarizmit. Në të njëjtën mënyrë u dëbua edhe nga të gjitha Kishat Ortodokse, me të cilat erdhi në kontakt ose bashkëpunoi për një farë kohe. U dëbua edhe nga OCA, pas një vendimi zyrtar të kësaj Kishe (shih The Orthodox Church, NOV/DEC 2006, pg 10: DEPOSED

CICI, The Rev. Foti, who was suspended, is deposed

from all sacred functions of the Holy Priesthood and

his name is removed from the ranks of clergy of

the Orthodox Church in America by the Holy Synod

of Bishops of the Orthodox Church in America/ October

25, 2006.)

Eshtë e qartë se z. Fatmir Cici është turpi i ortodoksisë botërore. Gjithsesi, problemi i tij nuk është vetëm Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, Kryepiskopi Anastas apo hierarkët dhe punonjësit e saj. Problemi i tij i vërtetë është mizantropia nga e cila është pushtuar. Nuk le njeri pa sharë, në kuptimin fizik dhe juridik. D.m.th. shan Kishën Orthodhokse, por edhe shqiptarët. Vini re në postimet e tij në social media si shan myslimanët në përgjithësi, jo individë të veçantë. Vini re si shan edhe bashkëfshatarët e tij kur bën fjalë për riparimin e çatisë së kishës së fshatit të tij, Nivicë Bubar.

Rishfaqet pas plot 15 vitesh heshtjeje të plotë, të cilat janë vitet që nga momenti që Kisha Ortodokse në Amerikë (OCA) e zhveshi nga prift e deri para pak kohësh, kur ky zotëri paraqitet përsëri si At Foti Cici, pa folur asnjëherë se ku shërben, kujt i shërben dhe kush e paguan.

Ky shpifës i paguar, i cili është më i urryer se një vrasës i paguar, akuzon gjithë të tjerët për skandale seksuale, për të kaluar imorale, etj., etj., në një kohë që ai vetë ka dalë nga burgjet e krimeve ordinere, pa guxuar ta pranojë këtë fakt publikisht. Etika e postimeve të tij, e frymëzuar dhe huazuar padyshim nga botimet pornografike, është provë e dukshme patologjike e gjendjes në të cilën ndodhet shëndeti i tij mendor. I vetmi ngushëllim për të mund të jetë fakti se edhe të marrët mund të hyjnë në histori. P.sh. Herostrati dogji Tempullin e Artemidës në Efes (një nga shtatë mrekullitë e botës) që ta shkruante historia. Atë që z. Fatmir Cici nuk ka kuptuar është se të marrët mund të hyjnë në histori, por nuk e bëjnë dot historinë, as nuk e shkruajnë dot atë.

(ndiqni përditësimet mbi temën në linkun e mëposhtëm)

https://goo.gl/UxMv4G

Fenomeni “Fatmir (Foti) Cici”, në kuptimin e ekzistencës së një organizmi të gjallë shumëqelizor, i cili eksitohet nga prania rreth tij e shoqërisë njerëzore, e një komuniteti apo e një individi, që merr frymë, jeton, vepron e përparon pa i marrë leje atij (këto fjalë janë në një farë mase perifrazim i një thënieje të famshme të të ndjerit Sejfi Protopapa për këtë person), përbën rast të veçantë për fushat e psikologjisë dhe psikiatrisë. Rast të veçantë përbën edhe intensiteti i shpërthimeve histerike dhe sasia e shkumëzimeve të tij sa herë që instinktet ziliqare, prej të cilave komandohet, e sinjalizojnë se Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, Kryepiskopi, hierarkia dhe anëtarët e saj ecin përpara, pavarësisht sulmeve dhe shpifjeve, që dëgjohen prej gojës së tij, por që në fakt burojnë nga faktorë të tjerë, të ndryshëm çdo herë, por gjithmonë po kaq keqdashës ndaj Kishës sonë. E themi dhe e rithemi se ky njeri, krejtësisht i pafaftë e tërësisht i paditur e i pashkolluar, por mbi të gjitha, i paralizuar deri në palcë nga dembelizmi i tij legjendar i tipit stambolljan, e ka të pamundur të sigurojë mbijetesën e vet në rrugë të ndershme, aq më tepër të përparojë në dije, në virtyt e në jetë shoqërore.

Z. Fatmir Cici u përball me jetën e vërtetë, me realitetin e ashpër të mbijetesës, kur i mbaruan dhrahmitë që merrte për shumë vite me radhë nga Ministria e jashtme e Greqisë, kur të gjithë ata që e ndihmonin e kuptuan më në fund se lajkat dhe sahanlëpirjet e tij ishin një mashtrim. E vetmja mundësi reale që i mbetej ishte të kthehej në Shqipëri e të ofronte edhe ai ndihmesën e tij në veprën e ringritjes së Kishës prej Kryepiskopit Anastas. Gjithsesi, kjo nuk mund të ishte një zgjidhje për të, sepse puna, për më tepër vështirësitë e jashtëzakonshme që ekzistonin atëherë Shqipëri, ishin në antitezë të plotë me mënyrën e jetesës dhe luksin që ai ëndërronte.

Instinkti i tij i mbijetesës mbizotëroi ndaj çdo lloji tjetër etike e morali njerëzor, larg çdo parimi e virtyti të krishterë, përtej traditave dhe zakoneve të vendit ku ishte rritur e edukuar, pse jo, edhe larg moralit të familjes nga rridhte. Në mënyrë që të hapte një portë të re mbijetese të rehatshme, shfrytëzoi zërat, kritikat dhe pakënaqësinë që dëgjoheshin e një pjese të diasporës shqiptare në SHBA kundër zgjedhjes së një shtetasi grek në drejtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. “Papritur e papandehur”, një ditë të bukur e plot diell, e shpalli veten të persekutuar prej Kryepiskopit Anastas për shkak të bindjeve të tij antigreke!!! Largimi i tij nga perspektiva e bashkëpunimit me Kishën e Shqipërisë dhe orientimi përtej oqeanit me këtë pretekst ishte qesharak edhe për faktin se ishte vetë Kryepiskopi Anastas që e dërgoi në Angli për të mësuar anglisht, gjë që i dha atij mundësinë të shkonte fillimisht në SHBA e më pas në Kanada. Lojërat e tij me Dioqezën e atjeshme Shqiptare, me krerët e nderuar të saj, me të ndjerin Sejfi Protopapa e plot të tjerë, janë të njohura për publikun. Siç e thamë edhe në postimin e parë, diaspora shqiptare ishte e para që i tregoi rrugën këtij shpifësi e ngatërrestari të sëmurë. Të mos harrojmë se në vitet kur ky njeri luftonte me tërbim Kryepiskopin Anastas dhe Dioqezën Shqiptare të Amerikës, fundamentalizmi islamik po shtrinte kthetrat e tij në gjithë Ballkanin postkomunist.

Erdhi dita që mbijetesa e tij, sipas kritereve që ai vetë kishte vendosur për kushtet e jetesës, nuk mund të sigurohej në mënyrë tjetër, përveçse të vishte raso. E vërteta është se ky vendim nuk përbënte kurrë prioritet për jetën e tij, edhe pse kishte premtuar shumë herë, si p.sh. para profesorëve të fakultetit teologjik në Athinë për të siguruar trajtim të veçantë gjatë provimeve, përpara Kryepiskopit Anastas që të siguronte letra rekomandimi për vazhdimin e dhënies së bursës nga Ministria e Jashtme e Greqisë etj. Rasoja që padenjësisht arriti të vishte, i rriti mjaft aksionet e veta në bursën e propagandës antiortodokse në Shqipëri. Duke u paraqitur si një prift erudit e patriot i zjarrtë, shtypi shqiptar i kohës, i financuar pa asnjë dyshim nga përkrahësit e kësaj propagande, i dhanë hapësirë të mjaftë këtij njeriu, i cili, në realitet, nuk është në gjendje as të shkruajë saktë emrin e tij. Ndërkohë, me profile të shumëfishta në internet, krijoi një atmosferë terrori kundër atyre pak besimtarëve që kishin mundësi në ato vite të kishin kompjuterin e tyre dhe një lidhje interneti (në Shqipëri operohej ende me lidhje dial up, me shpejtësi minimale, me shkëputje të shpeshta e vonesa të mërzitshme). Shumë shpejt, pas një sensibilizimi të gjithanshëm të besimtarëve orthodhoksë brenda dhe jashtë vendit, këtij shpifësi dhe ngatërrestari iu dha një përgjigje e fuqishme si në internet, ashtu edhe në shtypin shqiptar, jehona e së cilës vazhdon të dëgjohet deri sot, madje edhe në këtë Forum. OCA e dëboi nga radhët e veta dhe ia hoqi rason, ndërsa shtypi shqiptar, ose më saktë ato gazeta që e kishin promovuar këtë person në emër të luftës kundër Kryepiskopit Anastas, u turpëruan përjetë. “Heroi” i tyre u plasi para hundës si një flluskë sapuni.

Përpara se të kalojmë tek arsyet e rishfaqjes së këtij personi, pas plot 15 vitesh inekzistence absolute, le të sqarojmë me pak fjalë gënjeshtrën dhe mashtrimin mbi të cilin u ndërtua “fenomeni Fatmir (Foti) Cici”. Së pari, kalimi i kufirit me Greqinë si refugjat dhe paraqitja e tij përpara autoriteteve policore me një letërnjoftim me emrin “Foti” dhe jo Fatmir, siç e kishte në të vërtetë, si dhe me deklarimin se rridhte nga minoriteti grek. Së dyti, fshehja e faktit se ishte një ish i dënuar me pesë muaj burg për krime ordinere (plagosje personi me paramendim). Së treti, përqasja me qarqe vorioepirote, para të cilave deklaroi se ishte një ish i burgosur politik i regjimit komunist për shkak të bindjeve fetare dhe dëshirës që gjoja kishte shprehur për të studiuar për teologji. Së katërti, parregullsia ligjore në pranimin e tij në fakultetin teologjik të Athinës. Z. Fatmir Cici ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në Delvinë, shkollë e cila, sipas ligjit të atëhershëm, bazuar në kurrikulën e saj, lejonte vazhdimin e studimeve të larta vetëm në degët veterinari dhe agronomi. Për shkak të paqartësive që ekzistonin në atë periudhë (1991) dhe të mungesës së korrespodencës zyrtare mes dy ministrive të arsimit, z. Fatmir Cici nuk paraqiti kurrë një dokument të tillë. Pra, diploma e tij, është e pavlefshme. Së pesti, diploma e siguruar prej tij në fakultetin teologjik të Athinës është siguruar në rrugë të pandershme. Gjatë gjithë kohës ka kërkuar trajtim të veçantë në provime, nuk ka marrë kurrë pjesë në provime me shkrim për gjoja vështirësi në gjuhën greke, e mbi të gjitha, u ka kërkuar profesorëve ta ndihmojnë të kalojë provimet sepse kërkon të kthehet sa më parë në Shqipëri për të ndihmuar Kryepiskopin Anastas.

Kalojmë tek arsyet e rishfaqjes së këtij personi, pas një periudhe kaq të gjatë. Të theksojmë se periudha në të cilën ky person nuk është bërë i gjallë është mjaft e gjatë (2004 – 2019). Mosha e tij gjatë kësaj kohe është luhatur nga 36 në 51 vjeç. Bëhet fjalë për vitet më produktive të jetës së një njeriu dhe për gati gjysmën e viteve të punës që duhen për të fituar pension të plotë. Vërtet, a ka njeri që të mendojë se patriotizmi dhe besimi i një njeriu, i cili shkul faqet, bërtet e ngjiret se është gati të japë jetën për to, por për plot 15 vite nuk bëhet i gjallë, pastaj papritur shfaqet përsëri si gjykatës i të gjallëve e të vdekurve?

Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Ky njeri mungoi për një kohë kaq të gjatë sepse askush nuk mund t’i ngarkonte misione si ato të mëparshmet, pa pasur raso. Rasoja ishte dhe do të jetë e vetmja vlerë e këtij njeriu, me anë të së cilës mund të sigurojë treg pune dhe klientelë. Ndërkohë, ne e dimë tashmë se ai është zhveshur nga çdo detyrë e funksion nga Kisha Orthodhokse. Në momentin që jemi duke folur, nuk ekziston në asnjë organikë të asnjë Kishe Orthodhokse në botë. Pra, nuk mund të ketë raso. Nuk e dimë nëse ka xhybe, por raso nuk mund të ketë. Deri tani, megjithëse janë të shumtë ata që e kanë ftuar të thotë se cilës Kishe i përket, nuk guxon të përgjigjet. Personalisht, jam i bindur se rasoja e tij është “virtuale”, imagjinare, ashtu si dhe emri që përdor (At Foti).

Ky është mashtrimi i radhës i këtij supermashtruesi dhe shpifësi me pagesë. Vetëm se i ka bërë hesapet pa hanxhinë. Kutërbimi i atyre që e kanë ngarkuar me misionin e radhës është tepër i rëndë për të mos u nuhatur dhe tepër afër për të mos e kuptuar se cilët janë. Vetëm se kësaj radhe, kocka që pret si shpërblim, do t’i ngecet në grykë. Kohët kanë ndryshuar. Populli thotë se kjo është koha e maskarenjve, dhe kështu mund të jetë, por edhe ne prandaj jemi këtu: që t’u tregojmë vendin maskarenjve.