/MANASTIRI “BURIMI JETËDHËNËS” DHËRMI – MURG KSENOFONDI

MANASTIRI “BURIMI JETËDHËNËS” DHËRMI – MURG KSENOFONDI

𝐍𝐉𝐄̈ 𝐋𝐀𝐉𝐌 𝐃𝐀𝐒𝐇𝐀𝐊𝐄𝐐 𝐐𝐄̈ 𝐔 𝐏𝐄̈𝐑𝐆𝐄̈𝐍𝐉𝐄𝐒𝐇𝐓𝐑𝐔𝐀 𝐍𝐆𝐀 𝐅𝐀𝐊𝐓𝐄𝐓 Së fundmi, dikush në rrjetet sociale, hodhi një “lajm” për “njerëz të armatosur” në Manastirin “Burimi Jetëdhënës” të Dhërmiut. Pas një kontrolli nga policia e Himarës, u deklarua se u gjet vetëm një çakmak në formë pistolete dhe se “Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.” Shpifje të këtij lloji kundër Kishës dhe personave të saj nuk janë të reja në internet. E veçanta është se kësaj here iu kushtua një vëmendje e pajustifikuar. Duhen falënderuar faqet e mediave që u treguan objektive, por gjithashtu nuk mund të mos vëmë në dukje se në disa prej tyre jo vetëm u botua kjo gënjeshtër si e mirëqenë, por iu shtuan edhe sajesa fantazioze për gjetje armësh e uniformash ushtarake, duke dëshmuar një qëndrim hapur tendencioz dhe antiorthodhoks, që cenon harmoninë aq të çmuar fetare. Radio Ngjallja vizitoi nga afër Manastirin e hirshëm “Burimi Jetëdhënës” ku zhvilloi dhe një bisedë me murgun që shërben aty, Ksenofondi, një murg mbi të 70-tat i cili kujdeset me shumë dashuri për Manastirin e Hirshëm. Si mundet dikush të shpifë kaq ulët ndaj një njeriu të tillë i cili me dashurinë, buzëqesheshjen dhe mirësinë hyjnore pret krahëhapur vizitorët e Manastirit! Ju ftojmë të ndiqni bisedën që bashkëpuntori ynë z. Ardi Ziu realizoi me Murg Ksenofondin!