VEPRA NDERTUESE DHE RESTAURUESE E KRYEPISKOPIT ANASTAS Seria e Dokumentarëve më të rinj në rrjetet sociale të Radios “Ngjallja”, dhe në TV e tjera të vendit, RTSH KORÇA, CNA.al KISHA E SHEN MËRISË në Leusë të Përmetit me arkitektin restaurator, profesor Z. Pirro Thomo Një mrekulli, se si “Perëndia e mbante kishën si me zinxhirë që të mos binte” ( Kryepiskopi Anastas ). Një nga projektet më të vështira në vend dhe rajon për restaurimin e Kishës së Leusës, e destinuar të shembej nga erozioni dhe nga harresa në vitet e komunizmit, por sot e ruajtur dhe funksionale tërësisht mbas ndërhyrjes, duke ruajtur vlera historike, shpirtërore dhe kulturore të cilat i paraqesim në këtë dokumentar. Është një ndër rastet e shumta se si kryepiskopi ndër të tjera, ruajti kulturën e besimit orthodhoks në Shqipëri, pjesë e madhe e kulturës dhe historisë së popullit tonë në Shqipëri.