/Kishat e hershme në Pskov të Rusisë në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO

Kishat e hershme në Pskov të Rusisë në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO

Kishat e lashta në Pskov të Rusisë në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO

17 ndërtesa unike të qytetit Pskov, të ndodhur në veriperëndim të Rusisë, janë shtuar së fundmi në listën e objekteve të mbrojtura të kultit nga UNESCO.

Pskovi është një ndër qytetet më të lashta të Rusisë, i përmendur së pari në kronikat e shek. IX. Në periudhën e Mesjetës ishte kryeqytet mjaft i pasur i republikës së Pskovit, e cila shërbente si urë lidhëse mes Rusisë dhe Evropës.

Ndërtesat në fjalë, që gjenden në pjesën e lashtë historike të qytetit, përfshijnë kisha, katedrale, manastire, kulla vrojtimi dhe ndërtesa të tjera administrative, të cilat datojnë që nga shek. XII. 

Të gjitha këto kanë qenë pjesë e shkollës arkitekturore të Pskovit, e cila për 5 shekuj me rradhë influencoi dhe arkitekturën ruse, duke kulmuar në shekujt XV dhe XVI.

Ndërtesat e futura në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO përfshijnë pjesë arkitekturore si vëllime kubike,  kupola, oborre dhe kambanore. Kishat dhe katedralet janë të rrethuara me gardhe, kopshte apo mure rrethues.

Shkolla arkitekturore e Pskovit pati frymëzim nga traditat bizantine të Novgorodit.

Burimi: https://basilica.ro/en/unesco-adds-russias-ancient-pskov-churches-to-world-heritage-list/?fbclid=IwAR3LlQpxw_8OrPRU2_z9ILBdu-lBcAJaynzDpFh_g6G1mcuObdTRAhTe2fM