“Kisha vazhdimisht do të nxjerrë nga gjiri i saj “Davidë”, të cilët do të mundin “Goliathin”!
Tregohet në Shkrimin e Shenjtë, të dashur besimtarë, kur Izraeli ishte në epokën e mbretërisë, madje në epokën e mbretit të parë në Izrael, Saulit, Izraeli u përball me një nga armiqtë e tij që ishte dhe gjiton me popullin e Perëndisë, me Filisenjtë.
Të dy ushtrirë ishin vendosur përball njëra-tjetrës në dy faqe mali, të cili ndante këto dy ushtritë një luginë. Për çdo ditë zbriste në këtë luginë një ushtar i fuqishëm, i Filistenjve, Goliathi. Një ushtarë i fuqishëm, thuhet se ishte tre metra i gjatë dhe çdo ditë dilte në luginë dhe sfidonte popullin e Izraelit, popullin e Perëndisë. Ai i provokonte gjithashtu. I thoshte: “ Nxirrni një burrë, një luftëtarë të ndeshet me mua, nëse ai do të fitoi, atëherë unë dhe populli im do ti nënshtrohemi Izraelitëve, nëse fitoi unë atëherë ju dhe populli juaj do ti nënshtrohet popullit tim.” Çdo ditë ai bënte një provokim të tillë dhe një sfidë të tillë përpara popullit të Izraelit, të ushtrisë së Izraelit. Askush nuk goxon të dilte përball tij.
Një ditë shkon Davidi të shikojë dy nga vëllezërit e tij të cilët ishin në ushtri. Atë ditë dëgjoj pikërisht Goliathin të provokojë përsëri ushtrinë e Izraelit. Davidi menjëherë i frymëzuar shkon tek mbreti dhe i thotë se “unë do të ndeshem me Goliathin”. Mbreti i thotë: “ Ti je një djalosh, nuk ke një eksperience luftarake, si do të mundesh të mundësh një luftëtarë të tillë?”
“Unë do të shkoi me emrin e Perëndisë”- i thotë Davidi.
Kështu Davidi mer 5 gurë të lëmuar në përrua dhe hoben e tij dhe shkon drejt Goliathit. E shikon Goliathi dhe i thotë: “ Çfarë kujton se jam, një qen që ke ardhur me atë shkop të më trembësh?” Davidi i thotë: “ Unë vij në emrin e Perëndisë tim që ti ofendon.” Kështu Davidi vendos një nga gurët e tij në hobe dhe e godet Goliathin në ball dhe Goliathi mbetet i vdekur. Më pas ushtria e Izraelit e mund ushtrinë e Filistenjve.
Vazhdimisht ndodh në historini e Izraelit të ri, Kishës, që goliathë të ndryshëm të provokojnë, të sfidojnë dhe të përpiqen të shkatërrojnë kishën e Krishtit. Shumë goliathë të fuqishëm janë përpjekur ta shkatërrojnë kishën e Krishtit, por kisha vazhdimisht ka nxjerrë në gjirin e saj Davidë, të cilët e kanë mundur këtë goliath. Këta David janë pikërisht shenjtorët që kisha nxjerr nga gjiri i saj dhe për sa kohë kisha do të nxjerrë David të tillë, gjithmonë ka shpresë se besimi ynë do të vazhdojë të mbetet i gjallë dhe do vazhdojë të mbetet i sigurtë.
Le të kujtojmë pak se sot në ketë të dielë ne kujtojmë thirrjen e apostulit të parë prej Krishtit. Të bën çudi se të 12 apostujtë e thirrur nga Zoti ishin peshkatarë të thjeshtë. Por çfarë bën këta 12 peshkatarë? Këta 12 peshkatarë mundën goliathin e fuqishëm të perandorisë Romake. E mundën dhe gjithë perandoria Romake, kuptohet për një kohë shumë të gjatë, u shndërrua e gjitha e krishterë.
Duhet të përgatitemi, të dashur besimtarë, duhet të përgatitemi për sfidat tona të jetës, për sfidat në vazhdimësi të jetës tonë. Fatkeqësisht na pret dhe na presin sfida të shumta. Kohë të vështira, akoma dhe më të vështira do të vijnë dhe ne të gjithë duhet të përgatitemi. Duhet të përgatitemi për ata “goliathë” të fuqishëm shpirtëror dhe trupor që përpiqen të na shkatërrojnë besimin dhe kishën. Në mënyrë të dukshme dhe të padukshme ata vazhdimisht përpiqen ta shkatërrojnë kishën e Krishtit dhe ajo që duhet të bëjmë ne është të forcojmë besimin tonë. Të forcojmë unitetin tonë. Të forcojmë vëllazërinë tonë. Kur kemi një luftë të tillë shpirtërore duhet të lëmë mënjanë ato keqkuptimet tona që kemi me njëri- tjetrin. Ato gjërat e papërfillshme që ndodhin në jetën tonë ose në vëllazërinë tonë të krishterë përpara një sfide kaq të madhe që ndodh në jetën tonë, përball kësaj lufte kaq të madhe shpirtërore që bëhet kundër kishës së Krishtit.
Ne duhet të forcojmë më tepër unitetin tonë, vëllazërinë tonë. Ku e tregojmë këtë unitet, këtë vëllazëri? Pikërisht në adhurimin tonë të përbashkët, marim pjesë në jetën e mistershme të kishës. Kur ne së bashku ndihmojmë në jetën dhe në shërbesën e kishës. Kur ne kemi këtë unitet, ky unitet bëhet si Davidi i fuqishëm që do të mund Goliathin e madh, i cili është shumë i zgjuar, shumë i përgatitur, por kur kemi ne Perëndinë, kur jemi ne unitet, kur kemi hirin e Perëndisë, Davidi do ta mund gjithmonë Goliathin.
Le të përgatisim veten tonë, le të përgatisim familjen tone, le të përgatisim komunitetin tonë, që vazhdimisht të nxjerrë David të tillë që do të mundin Goliathin. Amin!
Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë & Fierit, +Nikolla, E Diela e I e Lukait dt. 25/09/2022