Duke u bazuar te raportet, pandemia ka nxitur dhe ka shtuar persekutimin ndaj të Krishterëve dhe kjo bazuar në të dhëna që vijnë nga organizata që merren posaçërisht dhe që ndjekin hap pas hapi jetën e të Krishterëve në vendet ku persekutimi është më i lartë. Gjatë vitit 2020, rreth 340 milionë të Krishterë, vuajnë diskriminimin, trajtimin jo të njëjtë me shtetasit e tjerë si dhe përjetojnë vazhdimisht dhunën. Ndërsa 309 milion jetojnë në vende ku persekutimi është në nivele ekstreme: 1 në 8 të Krishterë, vuajnë persekutimin.
Vetëm në vitin 2020, 4761 u vranë vetëm për faktin që ishin të Krishterë,dhe kjo është 60 % më shumë se viti 2019.
Për më tepër, 4277 të Krishterë u arrestuan pa asnjë shkak dhe 4488 vende dhe objekte të Krishtera u sulmuan.
Ndërsa, Ted Blake, drejtori i “Open Doors” Spanjë, deklaroi në gazetën Protestante “Digital”, duke u shprehur: “Ne po përjetojmë një rritje drastike të persekutimit”.
Edhe këtë vit,10-tëshja e vendeve ku persekutimi i të Krishterëve ka mbetur e pandryshuar me Korenë e Veriut në krye e cila ndiqet nga vende si: Afganistani, Somalia, Libia, Pakistani, Eritrea, Jemeni, Irani, Nigeria dhe India.
Po sipas raportit të “Open Doors” USA, persekutimi i të Krishterëve ndahet në disa kategori, ku më kryesoret janë:
1- Persekutimi i të Krishterëve nga regjimet anti të Krishtera i cili zë një % të lartë, duke pasur 29 vende nga 50 të tillë. Ky persekutim ndodh në vende si: Libi, Pakistan, Turqi, Jemen, Iran etj.
2- Persekutimi i të Krishterëve nga klanet fisnore, ku përfshihen vende si: Laosi, Somalia, Kenia etj.
3- Persekutimi i të Krishterëve nga regjimet diktatoriale ku përfshihen vende si: Afganistani, Turkmenistani, Azerbaxhani, Taxhikistan, Brunei etj.
Por cilat janë 50 vendet ku persekutimi i të Krishterëve është më i lartë?
1. Korea e Veriut
2. Afganistani
3. Somalia
4. Libia
5. Pakistani
6. Eritrea
7. Jemen
8. Irani
9. Nigeria
10. India
11. Iraku
12. Siria
13. Sudani
14. Arabia Saudite
15. Ishujt Maldive
16. Egjipti
17. Kina
18. Mianmari
19. Vietnami
20. Mauritania
21. Uzbekistani
22. Laosi
23. Turkmenistani
24. Algjeria
25. Turqia
26. Tunizia
27. Maroku
28. Mali
29. Katari
30. Kolumbia
31. Bangladeshi
32. Burkina Faso
33. Taxhikistani
34. Nepali
35. Republika e Afrikës Qëndrore
36. Etiopia
37. Meksika
38. Jordania
39. Brunei
40. Republika Demokratike e Kongos
41.Kazakistani
42. Kameruni
43. Butani
44. Omani
45. Mozambiku
46.Malajzia
47. Indonezia
48. Kuvaiti
49. Kenia
50. Ishujt Komoros

Sipas një artikulli të Rita Panahi të publikuar tek prestigjozja,
“Herald Sun”, që mban datën 24 Qershor të vitit 2019, autorja shkruan se Krishtërimi është besimi më i persekutuar sot në botë dhe për këtë faktet janë të shumta duke filluar që nga Lindja e Mesme, ku numri i të Krishterëve ka rënë në mënyrë drastike dhe jo vetëm.
Harta në figurë, është bazuar te raporti i “Open Doors” USA për vitin 2021, ku vendet me ngjyrë të kuqe kanë një nivel persekutimi më të lartë se vendet me ngjyrë portokalli. Por, persekutimi mbetet i lartë kudo, në botë dhe fatkeqësisht, numri i të Krishterëve të persekutuar sa vjen edhe rritet.
Shënim: Të dhënat janë bazuar sipas raportit të “Open Doors” USA të vitit 2021.
BURIMI: (https://www.opendoors.org/en-US/persecution/countries/)