/Intervistë e Radio “Ngjallja” me Mitropolitin e Korçës Hirësi Joanin

Intervistë e Radio “Ngjallja” me Mitropolitin e Korçës Hirësi Joanin

Hirësi Joani, periudha e rinisë është ajo më e bukura në jetën e një njeriu, në fakt është mosha ku merren vendimet që përcaktojnë edhe jetën tonë më pas. Si duhet të kuptojmë vargun e shkrimit të shenjtë kur thotë: “Kujto Perëdinë në kohën e rinisë tënde”?

Hirësi Joani: Padyshim se periudha e rinisë ashtu edhe e fëmijërisë është një nga pjesët më të rëndesishme të jetës së njeriut pasi është koha dhe momenti kur ai formohet, formon karakterin, zakonet dhe shumë gjëra të tjera. Dhe përsa i përket pjesës së dytë, për vargun e Shkrimit të Shenjtë “Kujto Perëndinë në kohë e rinisë tënde”, pikërisht këtë gjë do të thotë, në kuptimin biblik të kujtosh Perëndinë do të thotë të kesh gjithmonë para syve mësimin e Perëndisë.

Nëse dikush do e kapë këtë mësim, por jo thjesht nga jashtë, por ta kapë nga brenda, që do të thotë mësimi i Perëndisë bëhet një pjesë e jetës së tij, sepse jeta nuk është filozofi, që ne e mësojmë nga ana intelektuale. Parimet mund të mësohen por përsëri ne nuk kemi mësuar asgjë nga feja. Feja është një mënyrë e të jetuarit, një i krishterë nuk është thjeshtë me ato që thotë, por me ato që bën.

Nëse nuk do i bëjmë ato gjëra që bëjmë se i dimë, do të thotë se ne nuk kemi besim real tek ajo gjë. Të pasurit para syve Perëndinë dhe mësimi i Tij, është i rëndësishëm të përcaktojmë rrugën tonë. Nëse ne, një rrugë do e mësojmë që të vëgjël e do e forcojmë shumë gjatë rinisë, ajo do qëndrojë gjatë gjithë jetës. Me proverbat e tij Solomoni i ditur thotë kështu: “Mësoji fëmijës rrugën e drejtë që duhet të ecë dhe ai do jetë vazhdimisht atje, edhe në pleqëri”, por shpesh-herë ne nuk i mësojmë fëmijët për gjërat reale.

Shumë herë prindërit mundohen që fëmijët e tyre të jenë të suksesshëm. Shpenzojnë shumë energji, kohë, para, gjithçka tjetër që të shkollohen dhe të bëhen njerëz të suksesshëm, por shpeshherë harrojnë më të rëndësishmen, harrojnë atë që duhet të bëhen njerëz,që do të thotë të mësohen me një karakter të drejtë. Pak njerëz i mësojnë fëmijët e tyre të jenë të drejtë dhe të shenjtë por të gjithë përpiqen që të arrijnë suksesin sipas mënyrës së tyre që e shohin suksesin. Në kuptimin e thellë fetar suksesi më i madh është njohja e Perëndisë. E nëse dikush do jetë në gjendje që ta njohë Perëndinë dhe mësimin e tij dhe atë mësim ta jetojë në jetën e tij padyshim që ai është një njeri shumë i suksesshëm. Prania e Perëndisë është një gëzim i madh.

Ja shikoni! Shoqëria moderne karakterizohet nga diçka pothuajse e përbotshme, mungesa e gëzimit, jo vetëm njerëzit e varfër, por edhe njerëzit e pasur nuk kanë gëzim se gëzimi thellë thellë është një dhuratë nga Perëndia, e kjo dhuratë vjen kur Zoti është i pranishëm në jetën tonë. Prandaj dhe Solomoni përmend atë frazë: “Kujtoje Perëndinë në rininë tënde, madje në origjinal është kujtoje Krijuesin.

Po çfarë do të thotë fraza ‘Kujto Perëndinë’?

Kur Solomoni thotë kujto Krijuesin, do të thotë që ne jemi krijuar nga dikush që do të thotë që gjithë jeta jonë nuk ështe e jona; është dhuratë nga Krijuesi dhe nuk na përket vetëm neve, por u përket të gjithëve. Ndalemi në diçka shumë të rëndësishme. Nga natyra njeriu është qenie komunitare, jo vetëm për vete, nuk është i izoluar, është një person në raport me të tjerët. Në kohët e sotme them që disa opinione nuk janë të bazuara në të vërteta të mëdha por në egoizëm. Disa mendojnw: “Është jeta dhe trupi im, bëj çfarë të dua”. Duke kujtuar këtë varg mësojmë se jeta jonë nuk është vetëm e jona, është dhuratë nga Zoti, nuk na përket vetëm ne, por dhe njerëzve përreth nesh sepse çdo veprim prek dhe njerëzit rreth nesh. Si në çdo familje, çdo vendim që merr një kryefamiljar apo tjetër, prek dhe jëtën e familjarëve të tjerë.

Vizioni egoist që është “e imja dhe nuk u përket të tjerëve” nuk është një vizion i krishterë sepse të krishterët nuk e quajnë vetën të izoluar. Tertuliani shkruante keto fjalë: unus cristianus, nulus cristianus (një i krishterë që është vetëm për vete nuk është i krishterë).

Kur Zoti na kërkon që të kujtojmë Krijuesin, pikërisht na kërkon këtë gjë, që të kujtojmë thellë-thellë misterin e jetës tonë si një dhuratë nga Perëndia që nund të bëhet jashtëzakonisht një mësim i madh për ne, nëse kemi parasysh mësimin e Zotit i cili sjell jo vetëm siguri por edhe gëzim në jetën tonë.

Kur psalmisti thotë që fjalët e tua do jenë kandil në këmbën time, do të thotë këtë gjë që fjalët e Zotit janë një dritë. Kjo dritë do ndriçojë shpirtin tonë thellë. Ai njeri që e sjellë atë dritë ka më tepër mundësi të ndriçohet, se sa ai që ecën në errësirë. Çdo mësim i Zotit,është një ndriçim i thellë për njëriun. Çdo njeri që e ndez kandilin në dyert e Zotit pa dyshim që do jetë akoma më i ndriçuar në jetën e tij, e do ketë akoma më tepër gëzim. Zoti ka thënë që në botë keni shtrëngim, por keni zemër, unë e munda botën, që do të thotë që të gjithë vështirësitë që do hasim ne në jetë do kemi fuqinë për t’i kapërcyer.

Gjithë njerëzit do përballen me vështirësi, por nëse mësimi i Zotit do jetë i pranishëm në jetën e tyre, padyshim aty ku është prania e Zotit nuk mund të quhet dështim dhe ajo që quhet dështim nga të tjerët është një fitore ndoshta më e madhe duke kujtuar vazhdimisht Perëndinë sidomos që në moshën e rinisë. Kjo sepse njeriu është një qenie e jashtëzakonshme që do të thotë, nëse do bëjë vesin zakon do qëndrojë gjithmonë e nëse do bëje virtytin zakon prapë do qëndrojë gjithmonë.

Të rinjtë janë pak më të sinqertë, e marrin seriozisht gjithçka, nëse do marrin seriozisht të mirën, padyshim që e mira do mbetet, nëse jo, do jetë vështirë me vonë.

Mendimi që tani jam i ri dhe nuk më duhet Kisha, nuk është  i vertetë sepse Kisha nuk është vetëm për njerëzit që dalin në pension. Është një vend ku duhet të shërohesh. Nëse jemi të sëmurë shkojmë edhe të rinj tek mjeku. Ndaj formimi në rini qëndron gjatë gjithë jetës i tillë. Padyshim Zoti bën mrekulli, drejtoi kurrizin e një gruaje të shtrembëruar për 18 vite, por sa më tepër trashet diçka aq më e vështirë bëhet. Ndaj formimi është në rini. Çdo i ri duhet ta marrë seriozisht jetën sepse forca e madhe që ka rinia mund ta bejnë atë që ta përvetësojë atë shprehje.

Pyetje: Në Dhoksologjinë e Flamurit Ju apeluat qytetarët dhe besimtarët e shumtë që të mos e braktisin vendin duke e lidhur me dashurinë mes Perëndisë dhe vendit, nëse duan Perëndinë do duan dhe vendin e tyre. Si duhet te kuptohet ky mesazh nga besimtarët e krishterë; lidhjen mes vendit të tij dhe Perëndisë, Krijuesit?

Hirësi Joani: Në fakt ai që do, i do të gjithë sepse është e pamundur të duash Zotin dhe jo vendin tënd apo edhe njerëzit me te cilët është rritur.

Por në kuptimin e thellë të krishterë dashuria dhe atdhedashuria janë diçka pozitive sepse duke dashur Perëndinë, njeriu do dhe njerëzit e tjerë. Ka një episod shumë të rëndësishën në Ungjill. Përpara se Zoti t’i caktonte Pjetrit një detyrë shumë të rëndësishme i bënte një pyetje: “Simon, i biri i Jonait, a më do më shumë se këta të tjerët”, dhe pasi Pjetri i përgjigjet “po” Ai i thotë “ruaji delet e mia”. Ai ja bën këtë pyetje sepse një njeri që do Zotin dhe gjithë të tjerët, padyshim që do i dojë njerëzit  do i ruajë ata. Një njeri që nuk e do diçka nuk e ruan dot. Sepse është e pamundur që të thotë një njeri që unë e dua Zotin dhe jo vendin e tij dhe thirrja për të rinjtë që mos të braktisin vendin është një thirrje sakrifice. Ne nuk mund të bëjmë gjyqe për gjithë njerëzit të cilët kanë arsye e duan të largohen. Pa dyshim që në shumë vende jeta mund të jetë më e lehtë nga ana e jashtme dhe jo nga çështjet shpirtërore. Por njeriu që ka dashuri padyshim që bën dhe sakrificë. Sakrifica në vetvete sipas etimiologjisë së fjalës përbëhet nga dy fjakë latine: sakra- e shenjtë dhe folja ficare që do të thotë bëj. Fjalë për fjalë do të thotë shenjtëroj, një njeri që bën sakrificë shenjtëron diçka.

E njëjta logjikë e Kryqit që nëpërmjet Kryqit vjen shpëtimi, që do të thotë pa ketë lloj sakrifice nuk mund  të realizohet ajo gjë. E Premtja e Kryqëzimit është  para të Dielës së Ngjalljes, që do të thotë nëpërmjet Kryqit mundet ajo gjë. “Me vdekjen, vdekjen mundi”. Kështu që, kur kërkohet një sakrificë nuk ka vetëm mundim, ajo ka me vete pjesën e shenjtërimit.

Sakrificë gjen tek dashuria. Pse prindërit osë nënat sakrifikon kaq shumë për fëmijën? Ka shumë njerëz që e përdorin nacionalizmin për të nxitur urrejtje. Të duash vendin tënd nuk do të thotë të urresh të tjerët, por ta lulëzosh vendin tënd. Ne nuk e nxjerrim identitetin nga kundërshtari ynë por duhet të përpiqemi të kemi një identitet pozitiv.

Në Shkrimin e Shenjtë kur Moisiu e pyet Perendinë “nëse më pyesin për emrin si e ke emrin? Zoti i përgjigjet: “Unë jam Ai që jam”.  Fjala hebraike satan ka kuptimin kundërshtar dhe ai e nxjerr identitetin e tij si kundërshtar i Zotit. Shpesh-herë në grupe ekstremiste të një ideologjie apo çfarëdo lloj besimi është kjo, që mundohen të nxjerrin një kundërshtar dhe e nxjerrin identitetin e tyre që ne jemi kundra këtyre. Ky është identiteti negativ, që shkatërron jo vetëm kundërshtarin por edhe vetë veten e tij. Identiteti pozitiv i krishterë është kjo: një njeri që do Zotin, do padyshim atdheun e tij, vendin e tij dhe të tjerët. Urrejtja nuk mund të ndërtojë dhe urrejtja nuk vjen nga Zoti. Thelbi i krishtërimit është pikërisht dashuria, dhembshuria për gjithë të tjerët dhe padyshim çfarë ne bëjmë në Dhoksologji, së pari është një shërbesë falenderimi për Perëndinë dhe së dyti, është një thirrje për pergjegjësinë që kemi ne për vendin që na është besuar.

“I Zotit është dheu dhe gjithçka që është në të”, thotë psalmisti por në çdo pjesë të ndryshëm të dheut Zoti ka vendosur njerëz të ndryshëm e secili ka përgjegjësi për atë pjesë. Nëse një njeri e lulëzon vendin ku ai jeton, ky padyshim është një atdhetar, jo ai që shan të tjerët. Demagogu dhe atdhetari janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Nuk mund të jesh atdhetar nëse ti vjedh vendin tënd, s’mund të jetë një njëri familjar nëse ai vjedh familjen e tij.  Kështu që dashuria dallohet nga veprat. Njeriu që sakrifikon për popullin, vendin e tij kudo që ai të jetë padyshim që ai e do këtë gjë. Kjo është edhe atdhetari pozitive që ne mundohemi të frymëzojmë tek të gjithë njerëzit.

Pyetje: Hirësi Joani, sondashet fatkeqësisht tregojnë se 60% e të rinjve që kanë marrë pjesë në një anketë janë shprehur pro ikjes nga shqipëria drejt vendeve perëndimore për një jetë më të mirë, për kushte më të mira, arsim, punësim etj. A do të ketë kjo pasoja sociale për Shqipërinë tonë?

Hirësi Joani: Padyshim që do ketë, sepse po largohet pjesa më vitale e vendit. Shpesh-herë me gjithë sinqeritetin përsëri nuk mund t’i qortoj. Mungesa e punësimit, e një jete të sigurtë, të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm për problemet që hasen me arsimin, shëndetësinë, punësimin dhe shumë gjëra të tjera. Nëse ne nuk ndërtojmë një ambjent të mirë për të rinjtë, do ishte hipokrizi nëse thjesht i’u kërkojmë që të qëndrojnë. Gjithsekush ka përgjegjësi të ndryshme por secili që ka pergjegjësi për ketë vend duhet të përpiqet që ta bëjnë ketë vend të banueshëm, që do të thotë të kenë mundësinë që njerëzit të plotësojnë nevojat e tyre jetike që të kenë një banesë, që të kenë një punësim, të kenë një shërbim shëndetësor, të kenë një arsim cilësor. Shpesh-herë familjet shqiptare paguajnë shuma te mëdha në arsim,  nuk marrin mallin që duhet jepet kjo ështe një lloj vjedhjeje shpeshherë është njesoj që të blesh një mall çfarëdo lloj malli dhe ta japin skarco, duhet të shoqërohet me vlerën e pagesës, duhet të shoqërohet edhe malli. Shërbimi shëndetësor lë për të dëshiruar nga praktika që kemi ne personale, nga praktika e njerëzve të tjerë dhe këto gjëra tani i bëjnë njerëzit që të largohen duke ditur që në vendet e tjera këto mund t’i realizojnë pak më lehtë . Qëllimi dhe detyra e çdo njeriu që ka përgjegjësi në këtë vend është pikërisht që të përpiqet ta bëj të banueshëm. Shqipëria ka potenciale shumë të mëdha për tu zhvilluar për të qënë një vend i bekuar me një klimë shumë të mirë, natyrë shumë të bukur dhe ka det, ka male ka gjithcka tjetër ka dhe njerëz që kanë një vitalitet shumë të madh por menaxhimi i gjithë këtyre gjërave gjatë gjithë historisë tonë ka qenë jo efikas sepse për tu kthyer prap tek e para, ta duash një vend duhet ta duash dhe Zotin, të kullosësh grigjen e një populli tënd duhet ta duash Zotin dhe kur themi ne ta duash Zotin, duhet ta duash të gjithë mësimin nga Zoti, një mësim që do të thotë të sakrifikojmë për të tjerët, të jemi të ndershëm, të jemi të devotshëm të bëjmë gjithçka për t’ua përmisuar atyre gjërat dhe unë jam mëse i bindur të gjithë paratë që janë harxhuar në Shqipëri gjatë këtyre tre dekadave sikur të ishin përdorur në mënyre të ndershme padyshim që situata do kish qënë krejtësisht më ndryshe në çdo vend në çdo menaxhim nuk përjashtohen gabimet njerëzore por këto nuk dëmtojnë aq shumë. Dëmtimi më i madh është kur kjo bëhet për qëllime për fitime personale sepse cfarë është korrupsioni i administratës e shumë  gjëra që fitojnë dy a tre njerëz dhe paguan gjithë populli atë gjë. Nëse do ishin njerëz që do respektonin vlerat që dalin nga besimi i Zotit, padyshim që ne do ishim në gjendje që të krijonim një ambient që të ishte i banueshëm, edhe atëherë do të kishim akoma më tepër kurajo për tu thënë të rinjve të mos largohen. Sepse një falë goje është t’i thuash të mos largohet kur nuk i ofron një alternativë tjetër. Heronj ka pak në botë, pjesa më e madhe e njerëzve duhet të plotësojnë nevojat e përditshme. Unë respektoj çdo hero, do e nderoja cilido që bën sakrifica për atë gjë. Por nëse të gjithë do të largohen do jetë shumë vështirë për t’u bërë për të ardhmen. Dhe largimi i rinisë që është pjesa më vitale, do ketë pasoja katastrofike në të ardhmen. Kështu që duhet t’i bëjmë një thirrje vetes dhe çdokujt që ka përgjegjësi në këtë vend, që të kuptojnë që çdo gjë që bëjmë ne sot, do ketë pasoja edhe për brezat e tjerë që do vijnë.

Pyetje: Askush nga ne nuk ka ardhur në jetë me dëshirën e vet por me dëshirën e Zotit. Në Shkrimin e Shenjtë sipas Apostull Pavlit thuhet se para se Perëndia të krijonte botën, të gjithë ne ishim në mendjen e Tij, a tregon kjo se Krijuesi ka një plan për çdo krijesë të tij?

Hirësi Joani: Përkufizimi mbase duhet të jetë pak më ndryshe se kur themi që Zoti ka një plan duket sikur çdo gjë do bëhet nga Zoti dhe ne nuk kemi pjesë. Padyshim që Zoti ka një plan për shpëtimin e botës, dhe mishërimi i Zotit, bërja e Tij si një njëri  nga ne, bërja e natyrës sonë, pikërisht është plan i shpëtimit. Po ky plan i shpëtimit kërkon edhe pjesmarrjen tonë, që do të thotë ne duhet t’i përgjigjemi kësaj gjëje. Ne e dimë nga Shkrimi i Shenjtë, nga zbulesa që ka bërë Perëndia tek ne që emri i Zotit është dashuri. Kjo do të thotë që Zoti i do të gjithë. Nuk ka qënie njerëzore që të jetë e përjashtuar nga dashuria e Zotit. Problemi shpeshherë nuk është në panin hyjnor por në atë njerëzor – mospërgjigjja jonë karshi kësaj dashurie.

Është e drejtë ajo që thuhet se asnjë nga ne nuk ka lindur se do ai, jeta është një dhuratë nga Perëndia, mënyra si do e menaxhojmë këtë dhuratë është shumë e rëndësishme.

Në teologjinë Orthodhokse është shumë i njohur termi sinergji që do të thotë bashkëveprim, që do të thotë shpëtimi është bashkëveprim. Padyshim kjo është një ndërmarrje që 99% është e Zotit dhe 1% e njeriut. Por duhet edhe ky 1% që të realizohet 100%. Të jetë aktive.

Prandaj që Zoti për gjithësecilin ka dhembshurinë dhe dashurinë, dhe çdokush tek Zoti është i vlefshëm, nuk ka asnjeri që është përjashtuar nga talentet, çdo njeriu në botë Zoti i ka falur diçka, detyra e çdo njeriu është të zbulojë talentin që ka dhe ta shumëfishojë, sepse çdo talent që të jep Perëndia nëse punohet ai shumëfishohet, siç tregon dhe paravolia e talantave,por të gjithë ne jemi në dashurinë dhe dhembshurinë e Zotit. Çdo qenie njerëzore është krijuar sipas ikonës së Perëndisë, që do të thotë çdo qenie njerëzore ka dinjitetin në vetvete, dhe nuk është i tillë që ne i bëjmë një privilegj kur e respektojmë, por është një privilegj që ia ka dhënë vetë Krijuesi. Ai ka krjijuar çdo njeri sipas ikonë së Perëndisë, prandaj dhe në kishë dhiaku temjanis ikonat por edhe gjithë njerëzit sepse çdo njeri është një ikonë e Perëndisë, që do të thotë përbuzja e një njeriu, është përbuzja e vetë Zotit. Në mesashin e Krishtlindjeve të këtij viti, shkrojta diçka është një thënie e Shën Mark Asketit, i cili thotë: “Zoti qëndron i fshehur tek urdhërimet e Tij”. Po kush janë urdhërimet e Perëndisë? E para është ta duash veten dhe ta duash edhe të afërmin si veten tënde. Që do të thotë vetëm njerëzit që kanë dashuri dhe dhembshuri mund ta gjejnë Zotin, dhe mund ta kuptojnë planin e Tij.

Por dashuria nuk është vetëm për njerëzit tanë të afërt po për çfarëdo njeriu, sidomos për njerëzit në nevojë. Do doja ta mbyllja këtë pyetje me një thënie shumë kuptimplotë edhe të thellë të Shën Joan Gojartit i cili thotë: “Nëse ti nuk e gjen Krishtin tek lypësi në derën e Kishës, nuk do e gjesh dot në Kungatë”, që do të thotë kungimi me Zotin nuk është thjeshtë një kungim i  jashtëm, por një kungim i thellë i brendshëm, nëse ti do kesh dashuri e dhembshuri për çdo njeri ky është sakramenti i sakramenteve. Nëpërmjet shenjave të dukshme transmetohen gjëra të padukshme, nëpërmjet ndijimeve të mbushura me mirësi transmetohet një hije e ndjerë nga Perëndia. Prandaj ai njeri që ka mirësi dhe shikon lypsin ose çdo njeri tjetër që mund të jetë në nevojë, shikon pikërisht Krishtin atje, ai njeri realisht e ka gjetur Zotin, sepse vetë Zoti e identifikon veten me njerëzit që janë në nevojë, vështirësi. “Isha i zhveshur dhe më veshët, isha i uritur dhe më ushqyet, isha në burg dhe në spital dhe erdhët më patë”. Kujtdo që ia keni bërë këto, ia keni bërë Zotit. Dhe e njëjta gjë ndodh dhe me ata të tjerët të cilët nuk i bëjnë këto gjëra, iu thotë “largohuni prej meje sepse më patë të uritur nuk më ushqyet, më patë të zhveshur nuk më veshët, isha në burg dhe në spital dhe nuk erdhët e më patë, gjithë atyre që nuk ja u keni bërë nuk ma keni bërë as Mua.

Ky është pikërisht ai plani i Zotit, që gjithsecili nga ne duhet ta zbulojë këtë gjë. Te gjithë kemi thirrur tek kjo gjë, por Zoti nuk është diçka që na detyron ne, nuk është se përcakton gjithçka tonën, ai paranjeh, por nuk përcakton. Ne nuk jemi robotë, Zoti ka krijuar qenie të lira dhe thotë gjithsecili nga ne ka vullnetin e tij të lirë për ta pranuar ose jo Perëndinë.

Pyetje: Hirësi, sot rinia është e mbytur nga pasiguria, ajo që iu mungon vërtetë realisht në jetë është Perëndia. Si mundet që besimi në Zot të na japë sigurinë për jetën që vetë Ai na dhuroi?

Hirësi Joani: Sot ne jetojmë në një epokë çoroditëse, siç karakterizohet gjithë bota. Secili ka të vërtetën e tij, por në fakt nuk ekziston kjo e vërtetë, njerëzit janë të çorientuar, besimi tek Perëndia do të thotë që i jep njeriut një rrugë, një fuqi për tu përballur me vështirësitë. Zoti nuk na ka thënë që s’do keni vështirësi, por na ka dhënë mundësinë për t’i mundur, për tu përballur me to. Nëse do jetë Zoti i pranishëm në jetën tonë, gjithçka është e mundshme, asgjë nuk mund të na dëmtojë ne.

Nëse Zoti është me ne kush është kundër nesh, thuhet në Shkrimin e shenjtë, që do të thotë nëse dikush gjen besimin, këtu nuk nënkuptohet vetëm të lexosh ungjillin, dhe vetëm shkon ndez një qiri, me ndryshimin radikal të jetës, që do të thotë nëse mësimi i ungjillit bëhet orientim i jetës tonë, ajo padyshim që do japë një ndriçim brenda, dhe shpirti i ndriçuar mund të përballet me vështirësi shumë më lehtë se sa dikush tjetër. Besimi të jep kurajon, besimi të jep durimin, dashuri e dhembshur, e të gjitha këto gjëra e bëjnë që në jetë të kesh këtë lloj gëzimi, sepse jeta e sotme që nuk ka gëzim është pikërisht se mungon ky lloj mësimi në jetën e përditshme. Nuk mund të japin siguri pasuritë, as shumë gjëra të tjera nuk japin pasuritë. Pasuritë mund të blejnë shumë gjëra por nuk e blejnë shëndetin. Ka shumë njerëz që janë të pasur por kanë edhe depresione. Ajo çfarë i jep njeriut siguri është prania e tij në jetën e përditshme, kjo është ajo që ne e përkufizojmë me fjalën besim. Një njeri që ka besim dhe e di që fjalën finale e ka Zoti, nuk mund të trembet, është shpesh herë si një film a një histori që ti e di historinë, me gjith ëvështirësitë që do kalojë heroi ai do fitojë, e njëjta gjë është edhe me besimin, që fjalën finale në përfundim do e ketë Perëndia. Kjo do të thotë që historia është një fund i mirë, nuk është se do të fitojë e keqja, sepse njerëzit nga kjo trishtohen, dëshpërohen, ligështohen, kur thonë, ja i drejti nuk fiton, por ne shohim afatshkurtër, jo afatgjatë. Në ungjill thuhet një frazë që duket si paradoks, thuhet kështu: “Kushdo që do fitojë jetën e tij do e humbasë, dhe ai që do e humbasë për Mua dhe për ungjillin tim do e fitojë”.

Shikoni botën e sotme, të gjithë janë sulur ta fitojnë, nuk ndalen kundër asgjëje, vjedhje, korrupsion, nuk fitojnë gjë, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për jetën që do vijë, por edhe në këtë jetë nuk fitojnë gjë, dhe s’kanë besim, jeta e tyre është mbushur me frikëra, dëshpërime, grindje, hile, sherre, në një shoqëri hileqarësh, janë të gjithë të humbur sepse të gjithë e bëjnë me hile, ndërsa në një shoqëri të drejtësh, ato janë të fituar, ajo mund të duket si sakrificë, por sakrifica sjell shenjtërim, kjo do të thotë Zoti. Kush do humbasi diçka për hir të drejtësisë, dhe nuk e merr diçka se nuk është e drejtë, nuk do humbasi, do e fitojë, dhe jo vetëm për jetën që do vijë, por edhe në këtë jetë, fiton paqe, gëzim në jetën e tij, gjërat që ka më tepër nevojë njeriu se çdo gjë tjetër.

Mos e neglizhoni gëzimin, gëzimi është një pjesë e rëndësishme e jetës, si i thotë Zoti shërbëtorit besnik, nuk i thotë hyr në jetën time, por i thotë hyrë në gëzimin Tim, që do të thotë hyrë në jetën Time të plotë, një jetë e plotë gjithmonë ka gëzim, e ky gëzim vjen vetëm thjeshtë nga prania e Zotit, sado që të përballemi me vështirësi të shumta, dhe është e pamundur të mos përballemi, përsëri le të kemi zemër me fjalët që thotë Zoti: “Në botë do keni shtrëngim, por do keni zemër, Unë e munda botën”.

Pyetje: Hirësi Joani, në fakt sa i takon veseve të këqija, siç janë thashethemet, përgojimet, shpifjet, në dukje edhe pse ne i bëjmë çdo ditë, nuk i vëmë re që janë mëkate, të cilat shkatërrojnë edhe marrëdhëniet midis njerëzve, jetën e një tjetri dhe aq më tepër edhe vetë besimin tonë, me të vërtetën dhe Përëndinë apo jo?

Hirësi Joani: Epoka e sotme mund të dallohet për këtë gjë, lajmet e rreme, gënjeshtrat, shpifjet, gjëra që i kanë turbulluar gjithë njerëzit. Është shumë e rëndësishme për njerëzit që mendojnë se besojnë që tu largohen këtyre gjërave, shoqëri të tilla të cilat duken si gjëra pa të keq, thashetheme, përgojime, nuk janë shoqëri që vjen nga Zoti, në ato vende nuk gjendet Zoti. Në lutjen e Shën Eframit, lutjen që themi gjatë Kreshmës së Madhe çdo ditë, Zotit i kërkohet që të mos i japë katër gjëra dhe t’i japë katër gjëra të tjera. Dhe janë shumë gjëra që duken si gjëra jo shumë të rëndësishme, për shembull i kërkon të mos i japë frymë kureshtje, fjalët e kota, etj. Këto që duken si të thjeshta nuk janë aq të thjeshta sepse këto përgatisin për rënien e madhe. Këto të largojnë nga përqëndrimi për të ecur në rrugën siç duhet, dhe shoqëri të tilla bëhen të helmatisura, p.sh në mjekësi, ku ka disa helme vendosin diçka dhe lajmërojnë njerëzit të mos shkojnë në ato vende, por edhe nëse duhet të shkojnë duhet të shkojnë me disa maska për t’i mbrojtur, se mund të helmohesh. Helmimi shpirtëror është akoma më i rëndë, prandaj unë këshilloj edhe veten time edhe të tjerë, kudo që shikoni gënjeshtra, mashtrime, thashetheme, shpifje nuk është fryma e Zotit atje.

Një njeri që  është një i krishterë i vërtetë nuk shpif kundër të tjerëve, nuk përgojon, nëse ti do e duash dikë edhe sikur ti të marrësh vesh se ai ka bërë diçka të keqe, ti nuk e trumbeton sepse e do, kjo  vjen nga mosdashja e të tjerëve dhe është një pseudo kënaqësi që duke kritikuar të tjerët, ti mburr veten se unë s’jam si ai. Kjo është një sëmundje e rëndë shpirtërore që duhet të luftohet, thashethemet shpeshherë kanë vrarë njerëz, kanë shkatërruar familje, kanë shkatërruar jetë. Tregohet një histori që u paraqit një grua tek një jerond, e midis rrëfimit kishte folur edhe për këto thashethemet që kishte përhapur shpifje për dikë. Edhe jerondi i cakton një detyrë, do marrësh një jastëk me pupla, do ngjitesh tek kodra përballë kishës dhe hape jastëkun. Asaj iu duk pak e çuditshme, por e mori jastëkun e hapi, era i mori puplat i përhapi gjithandej, dhe i tha jerondit. Jerondi i tha: Tani do ikësh ti mbledhësh të gjitha këto. Gruaja i përgjiget: Ato janë përhapur kudo nuk mblidhen më. Ashtu edhe fjala jote tani ëshët përhapur kudo dhe nuk mblidhet, thotë jerondi.

Duke shpifur, duke përgojuar ne dëmtojmë jashtëzakonisht të tjerët por edhe veten tonë, sepse nuk mund të jetë Zoti i pranishëm në ambiente të tilla. Ne i mbyllim derën Zotit duke u marrë me këto gjëra, prandaj këto janë shumë të rëndësishme në jetën tonë shpirtërore, madje janë një tregues për të kuptuar nëse është fryma e Zotit ose jo. Nëse një shoqëri prëj 4-5 vetash kur takohen vazhdimisht përgojojnë të tjerët, merren me thashetheme, me gjysmë shpifje, me gjysmë të vërteta, aty Zoti nuk është i pranishëm, dhe kjo është një sëmundje shumë e keqe shpirtërore dhe më e keqjja është kur këta njerëz e mendojnë dhe veten besimtar. Një i krishterë besimtar, nuk përgojon të tjerët, madje edhe nëse dëgjon të tjerët duhet ta kapi pikëllimi dhe t’i vijë keq dhe jo ta përhapi vazhdimisht atë gjë. Sharjet, shpifjet nuk mund të jenë në gojën e një të krishteri, sepse është një shenjë që tregon besim të fortë tek ai dhe tek të gjithë të rinjtë, të rriturit, të gjithë duhet ët ruhen nga kjo gjë, sepse njerëzit shpeshshherë ndjejnë një kënaqësi në përgojimet e tjerëve, që nuk vjen nga Zoti, demoniake, që duhet ta largojmë atë frymë, sepse do shkatërrojë jo vetëm jetën e të tjerëve por edhe vetë jetën e këtj personi. Sa më larg tyre aq më mirë. Kjo këshillë është e vjetër në kishë, sepse  nëse një njëri që ka dashuri në shpirt nuk përgojon të tjerët.

Kur duam të përgojojmë ndonjë tjetër e bëjmë se nuk i duam, ata që duam nuk i përgojojmë, Zoti na ka thirrur ne që t’i duam të gjithë, jo vetëm miqtë por edhe ata të tjerët.

Doja ta përfundoja këtë me një ngjarje, që tregon për jetën e Shën Paisit të madh. Një nga nxënësit e Shën Paisit të madh mohoi Krishtin dhe filloi të predikonte kundër Tij dhe pas një viti Zoti i tha: Pais, çfarë po bën, lutesh për një nga armiqë  e mi. Dhe ai i tha: Po, o Zot.

Të lumtë i tha Zoti, po fillon të bëhesh i ngjashëm me mua, që do të thotë se vetëm një njeri që ka dashuri dhe dhembshuri në shpirt, fillon dhe bëhet i ngjashëm me Zotin. Ne u krijuam sipas ikonës së Perëndisë me mundësinë për tu bërë të ngjashëm me Zotin. Sepse kështu thuhet, njeriu u krijua sipas ikonës dhe ngjashmërisë dhe etërit e kishës e shpjegonin në këtë formë që tek çdonjeri është ikona  e Perëndisë dhe tek çdonjeri është potenciali për t’u bërë i ngjashëm me Perëndinë, dhe ajo çfarë na bën të ngjashëm me Perëndinë është fjala që i tha Zoti Shën Paisit të madh: “Të lumtë, po bëhesh i ngjashëm me mua”, kur ai kishte dhemshuri edhe për armikun e tij. Dhe jo ne pastaj që përgojojmë vëllezërit, njerëzit tanë të afërt, këto gjëra që duken të vogla do të çojnë tek gjërat e  mëdha, prandaj dhe Shë Efremi duke qenë një mjeshtër i madh i jetës shpirtërore, e di se kush janë tundimet se ato që duken te vogla ato përgatisin rrugën për humbjen e madhe

Hirësi Joani ju falendejmë shumë për intervistën dhe mesazhin që ndatë me ne dhe dëgjuesit e Radio “Ngjallja”.