/Kronika e ditës – E Kremtja e Shën Anastas Persianit. Kisha e “Ungjillëzimit”, Tiranë.

Kronika e ditës – E Kremtja e Shën Anastas Persianit. Kisha e “Ungjillëzimit”, Tiranë.

Kronika e ditës – E Kremtja e Shën Anastas Persianit. Kisha e “Ungjillëzimit”, Tiranë. Përgatiti për Radio “Ngjallja” Dhjakon Kristo Për çdo besimtar të kishës sonë dita e emrit është më e shënuara, e lidhur me jetën e re pas Pagëzimit, por veçanërisht me kuptimin që ai ka, lidhur me martirët dhe Etërit apo me ngjarjet më themelore të Ungjillit. Kështu, 22 Janari është e kremtja e shën Anastas Persianit, i cili iu përkushtua Orthodhoksisë në një vend të huaj dhe u martirizua nga të “vetët”. Në këtë ditë besimtarët orthodhoksë të vendit tonë festojnë emrin e Kryebariut të tyre, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit. Në këtë të kremte të shënuar, Liturgjia Hyjnore u krye në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses Mari”, në Tiranë. Shërbesat e Shenjta u kryesuan nga Mitropoliti i Amantias Hirësi Nathanaili në bashkëmeshim me të cilin ishte edhe Episkopi i Bylisit Hirësi Asti, Arkimandrit Anastasi si edhe klerikë të Kryepiskopatës së hirshme. Radio Ngjallja i uron Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit edhe i Gjithë Shqipërisë Pr. Dr. Anastasit: Për shumë vjet o Kryezot! Gjithashtu urojmë edhe Arkimandrit Anastasin i cili feston po në këtë të kremte: Për shumë vjet gëzuar ditën e emrit!

22 Janar 2024 Video: Jorgo Kobuzi