/INTERVISTA -TRE HIERARKËT -THEODHOR PECI

INTERVISTA -TRE HIERARKËT -THEODHOR PECI

Nuk ka as të parë, as të dytë, as të tretë mes nesh; dhe nëse i lutesh njërit nga ne, menjëherë dy të tjerët janë të pranishëm me të. Jepu urdhër atyre që grinden që të mos krijojnë përçarje në Kishë për shkakun tonë, sepse, kur ishim në tokë, u përpoqëm të vendosnim unitetin dhe mirëkuptimin në botë. Pastaj mblidhi në një festë të vetme të tria kujtimet dhe kompozo shërbesën, duke futur në të himnet që janë kushtuar në secilën prej tyre, sipas artit dhe shkencës që Perëndia të ka dhënë dhe jepua të krishterëve, duke i porositur ta kremtojnë çdo vit. .. I ftuar: Theodhor Peci (Korçë, 19 qershor 1984) është studiues, pedagog i muzikologjisë bizantine, himnologjisë, teologjisë, interpretues (kryepsalt) shqiptar i muzikës bizantine, kompozitor i artit psaltik, botues i librave muzikorë religjiozë, dirigjent i korit bizantin të psaltëve “Shën Joan Kukuzeli”, drejtor i shkollës së muzikës bizantine të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.