/Speciale e ditës – Mbyllja e Pashkës – nga Dhjakon Kristo

Speciale e ditës – Mbyllja e Pashkës – nga Dhjakon Kristo

Speciale e ditës – Nga Dhjakon Kristo Mbyllja e Pashkës – Dorëzimi në gradën e parë të priftërisë në hierodhjakon të z. Joan Koroveshi 24 Maj 2023 Video: Jorgo Kobuzi Sot, më 24 maj 2023, Kisha jonë kremton solemnisht Mbylljen e Pashkës. Gjatë Liturgjisë Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u krye hirotonia në hierodhjakon e z. Johan Koroveshi. Liturgjia Hyjnore dhe shërbesa e dorëzimit u kryen nga Kryepiskopi Anastas, bashkë me Mitropolitin e Korçës, Joanin; Mitropolitin e Amantias, Nathanailin; Episkopin e Bylisit, Astin dhe mjaft klerikë nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë. Në atmosferën e gëzueshme e plot ngazëllim, Kryepiskopi Anastas, ndër të tjera, tha: “Qoftë i bekuar emri i Zotit, për gëzimin dhe dhuratën e madhe që po na jep sot… Pasi mbylli me sukses studimet për restaurim, Joani iu bind një thirrjeje që dëgjohej thellë brenda zemrës së tij: të studionte teologji dhe të hynte në radhët e klerit. Sot ai po hedh hapin e madh. Është një bekim për Kishën tonë kur njerëz të rinj, të pjekur, marrin vendime të tilla të rëndësishme e thelbësore… Krahas të gjitha profesioneve të tjera, kemi nevojë veçanërisht për njerëz shpirtërorë, që me guxim, dashuri dhe dhembshuri do ta drejtojnë grigjën tek Krishti. Së shpejti, Joani do të marrë hirin dhe dhuratën e madhe për t’u bërë dhjakon i Kishës Orthodhokse. Kujdesu që të jesh gjithmonë njeri i lutjes dhe i paqes. Këtu gjendet fuqia jonë. Të vetëm nuk mund të arrijmë asgjë. Kujdesu të jesh njeri i jetës adhuruese, por edhe i lutjes së vazhdueshme në orët që do të jesh vetëm… Kujdesu që të marrësh frymëzim, fuqi, shpresë dhe drejtim nga Ungjilli, pasi atje gjendet e fshehta e forcës sonë… Të jesh, mbi të gjitha, njeri i dashurisë dhe i mirësisë. Ekzistojmë shumë gjëra madhështore; por më e madhja është që të shërbejmë si Krishti, me përulësi e vetësakrifikim; të jemi përcjellës të pranisë dhe dashurisë së Tij…”.

—— Z. Johan Koroveshi ka lindur në Korçë në vitin 1989. Ai ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës, ka kryer studime pasurniversitare në degën e restaurimit, e më pas ka studiuar për teologji në Kolegjin Universitar “Logos”. Burimi: KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË