Nga inferioriteti rural pasiv në superioritetin intelektual agresiv
Të shpjegosh fenomenin Fatmir Fotaq Cici nuk është punë e lehtë, ashtu siç nuk ishte e lehtë puna e atyre shkencëtarëve të mëdhenj, të cilët nuk arrinin dot të shpjegonin se për ç’arsye një i lënë nga mendja hodhi një gur në pellgun me ujë. Eshtë e lehtë të shpjegosh e të marrësh me mend arsyet pse një njeri normal kryen një veprim normal, por është shumë e vështirë të shpjegosh se pse një anormal kryen një veprim jonormal. Në shumicën e rasteve, këmisha e forcës mbetet përgjigjja më e mirë ndaj veprimeve të tyre. Në të kundërt, shoqëria është e detyruar të paguajë koston e një morie shpërthimesh të pakontrolluara histerike, dëmi i të cilave shumëfishohet nëse këto të fundit nxiten dhe shfrytëzohen nga individë dhe grupime me qëllime të mbrapshta. Nuk janë të rralla rastet, që tregojnë se pas çdo të marri, fshihet gjithmonë një i mençur. Populli thotë se “një i mençur ha bukë ndër të marrë”, dhe nuk e thotë kot. Rasti i Miri Cicit është ai më klasiku, që e ilustron më së miri këtë thënie të urtë popullore. Për të qenë sa më korrekt me faktet, nuk jam shumë i sigurt nëse ata që përdorin Miri Cicin si mish për top janë me të vërtetë të mençur. Mund të jenë më të mençur se Miri, por nuk besoj se janë të mençur në kuptimin e plotë të fjalës, përndryshe nuk do t’i linin gjurmët kaq të dukshme, saqë të tregohen me gisht si dele të zeza prej një pjese jo të vogël të grigjës prej delesh të bardha.
Në vitet ’70 dhe fillimet e viteve ’80 të shekullit të kaluar, simptomat e marrëzisë së Miri Cicit ishin latente, prandaj dhe nuk dukeshin shumë shqetësuese për të dhe familjen e vet, as shumë të dëmshme për komunitetin e vogël të Nivicë – Bubarit të Rrethit të Sarandës. Pas një akumulimi disavjeçar të pasojave të këtyre simptomave, marrëzia e tij shpërtheu krejt papritur, madje në një moshë shumë të re, në formën më ekstreme të mundshme, atë të instinktit vëllavrasës, veprim që e udhëhoqi në dyert e burgjeve ordinere.
E kam thënë diku në postimet e mia të mëparshme se akti kriminal i Miri Cicit nuk përputhet në asnjë mënyrë me mundësitë fizike që kërkon natyra e këtyre llojeve krimesh. Të gjithë ata që e njohin nga afër, e dinë se bëhet fjalë për një “ngordhësirë”, që në jetën e tij nuk është marrë kurrë me ndonjë sport apo me ndonjë aktivitet tjetër fizik. Krimi i Miri Cicit, për të cilin edhe u burgos, u krye prapa shpine, me lopatë, jo ballë për ballë, siç ndodh rëndom. Natyra kriminale e tij është në antitezë të plotë me fizikun që disponon. Në aspektin psikologjik, pafuqia e dukshme e ambicies së sëmurë për t’u imponuar ndaj të tjerëve ndikon në kultivimin e ndjenjës së inferioritetit.
Për sa kohë Miri Cici përjetonte në gjithë thellësinë e qenies së tij ndjenjën e inferioritetit ndaj të tjerëve, mund të them se ishte mjaft realist. Jo se të ndihesh inferior është gjë e mirë, por është më mirë të ndihesh inferior, se sa të përpiqesh të ulësh “superiorët” në nivelin tënd me shpifje e trillime të fëlliqura. Askush nuk e ka filluar jetën nga pozita e superiorit, por me pak talent, sidomos me shumë punë e me shumë përpjekje, mund të ngjitesh shumë lart në shkallën e vlerave. Aty ka vend për të gjithë. Nuk është nevoja të ulësh dikë tjetër për të lartësuar veten.
Ndjenjës së inferioritetit që ka përjetuar e vazhdon të përjetojë ende sot Miri Cici, ndjenjë e cila ka ndikuar në fuqizimin e instinkteve të tij kriminale (krimi nuk është vetëm i natyrës fizike), i njoh vetëm një rrethanë lehtësuese, të cilën dua ta shtjelloj me kujdes, me realizëm e paanshmëri.
Miri Cici, ashtu si 70% e popullsisë në kohën e diktaturës komuniste, jetonte në fshat. Enveri nuk u soll mirë me fshatarët. Mund të them se i urrente ata, dhe kjo rezulton qartë nga një sërë faktesh. Në radhë të parë, i mashtroi me reformën agrare. Pa arritur ende ta përfundonte mirë – mirë, kur ua rrëmbeu përsëri tokat që sapo u kishte dhënë, duke krijuar kooperativat e famshme. E keqja nuk ishte tek kooperativat, sepse kooperativa ka edhe në kapitalizëm, por tek mënyra se si ato funksiononin. Fshatarët nuk u bënë kurrë bashkëpronarë të tokave që ato shfrytëzonin, por bujkrobër me të ardhura minimale. Kishte kooperativa që ndanin nga 20 lekë të vjetra në ditë, d.m.th. gjysmë buke.
Ideologjikisht, edhe pse jetonin në varfëri të skajshme, fshatarët e shkretë nuk u trajtuan kurrë si punëtorë, por si çifligarë të vegjël. Sipas vetë Enverit, fshatarësia punonjëse ishte aleate e klasës punëtore, por jo klasë punëtore. Fshatarët hanin bukë misri, një bukë që nuk e shponte as plumbi e që nuk e hanin as qentë. Rrugët e tyre gropa – gropa e të paasfaltuara ndonjëherë, shkeleshin vetëm nga traktorët dhe “zetorët”, ose edhe nga ndonjë “Zis” kooperative me karroceri. Diskriminimi më i madh që Enveri tregoi ndaj tyre ishte legjislacioni i kohës, me ligjin mbi pasaportizimet, i cili drejtohej kryesisht kundër fshatarëve, duke mos u dhënë atyre as mundësinë më të vogël për t’u larguar nga fshati e për t’u vendosur në qytet. Vetëm pak fshatra në gjithë Shqipërinë kishin fatin të shndërroheshin në ferma shtetërore, duke fituar kështu statusin e anëtarit të klasës punëtore, një pagë më lartë mujore, si edhe bukë gruri në tryezat e tyre. Diferenca e madhe në të gjitha drejtimet mes fshatit e qytetit në vitet e diktaturës ishte shkaku që çdo i ri i asaj kohe të ëndërronte të vendosej në qytet. Një film i viteve ’80 (s’ia mbaj mend titullin), me protagonist Timo Fllokon në rolin e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të qytetit bën fjalë pikërisht për këtë dukuri, ku një djalë nga fshati përdor të gjitha mjetet e mundshme, madje nga më qesharaket, për t’u punësuar në qytet e për të marrë pasaportizimin e ëndërruar.
Diskriminimi i fshatarëve të shkretë nga Enver Hoxha nuk kufizohej vetëm në aspektin ekonomik. Qëllimi i tij kryesor ishte që fshatarët të mbeteshin në fshat përjetësisht e të mos u shkelte kurrë këmba në qytet. Brezat e vjetër nuk përbënin asnjë problem për këtë politikë të tij. Ata kishin lindur në fshat dhe kishin zgjedhur fshatin për të jetuar para se të vinin komunistët në pushtet. Ky ishte investimi i vetëm në jetën e tyre. Problemi ishin brezat e rinj, që kishin lindur në kohën e kooperativës, pa asnjë pronë e pa asnjë lek në xhep, por mbi të gjitha, pa asnjë mundësi për të jetuar jetën e tyre të paktën si moshatarët e tyre në qytet. Mbrëmjet muzikore në Vatrën e Kulturës ishin vetëm një tymnajë afatshkurtër, e cila nuk mund të mbulonte mjerimin dhe skëterrën e tyre të përditshme. Ishte e sigurt se këta, sa më shumë që do të kalonte koha, aq më shumë do të përpiqeshin të gjenin mënyra dhe marifete për t’u vendosur në qytet.
Truri i sëmurë i Enver Hoxhës kishte gjetur të paktën dy mënyra për të mbajtur fshatarët larg qytetit. Mënyra e parë që më vjen në mendje është edhe më qesharakja. E ka aktivizuar të paktën dy herë, pasi më parë kishte konstatuar se një numër i caktuar qytetarësh me banim në fshat, kishin gjetur mënyrën të punësoheshin në ndërmarrje të ndryshme të qytetit. Në të dyja këto rastet, Enveri doli dhe mbajti nga ato fjalimet e tij të famshme, pas të cilave fillonin fushatat e njohura. Tema e fjalimeve në fjalë ishte “Lufta kundër burokracisë” (rrënja e kësaj fjale vjen nga frëngjishtja: buro = zyrë, dhe lidhet me nëpunës zyre, që merren më shumë me shkresurina, pa u sjellë asnjë dobi të interesuarve). Në fakt, të vetmit “burokratë” që rezultonin pas analizave në organet dhe organizatat bazë të Partisë ishin ca zanatçinj me banim në fshat, si marangozë, muratorë apo këpucarë. Këta të mjerë ishin në fokusin e “Luftës kundër burokracisë” dhe jo ca agjitatorë komunistë kokëtrashë, që paguheshin nga gjaku i popullit vetëm për të thënë dokrra dhe pallavra të marra. Gjatë këtyre fushatave, këta zanatçinj u dëbuan nga ndërmarrjet shtetërore dhe u detyruan të ktheheshin pranë kooperativave të fshatrave ku banonin.
Mënyra e dytë që përdori Enveri për të mbajtur fshatarët larg qytetit, sidomos brezat e rinj, ishin shkollat bujqësore. Në thelb, për arsyen që do të përmend në vijim, këto shkolla ishin “një kontratë ligjore” ndërmjet Enver Hoxhës dhe nxënësit nga fshati që regjistrohej në këtë shkollë, se ky i fundit do të qëndronte përjetësisht me banim dhe punë në fshatin e lindjes. Siç dihet dhe siç e kam përmendur edhe unë mjaft herë në shkrimet e kësaj teme, këto shkolla ofronin dije vetëm për bujqësi dhe blegtori, madje dije shumë të pasura. Nga ata tjetër, ofronin dije mjaft të vobekta, ose edhe aspak në fushën e Gjuhë Letërsisë, Matematikës, Fizikës etj. Për këtë arsye, kushdo që mbaronte shkolla të këtij niveli, nuk kishte të drejtë të vazhdonte studimet në asnjë shkollë tjetër të lartë, përveçse për agronomi dhe veterinari. Pak a shumë, i njëjti koncept ishte edhe për shkollat e mesme profesionale, por ato funksiononin kryesisht për nxënësit nga qyteti dhe të jepnin të drejtën të studioje në shkolla të mira, si p.sh. për inxhinieri mekanike, inxhinieri ndërtimi etj.
Programi i shkollave të mesme bujqësore, ndryshe nga ato të mesme të përgjithshme, nuk kishin asnjë lidhje me atë që quajmë “arsim klasik”. Mes tyre kishte një hendek të thellë kulture, e cila ishte projektuar qëllimisht prej vetë Enver Hoxhës për të diskriminuar fshatarësinë kooperativiste për arsyet që thamë. Të rinjtë e shkolluar të asaj kohe ironizonin shokët e tyre, që vinin nga këto shkolla, me batuta të ndryshme. Shpesh herë, kjo i bënte këta të fundit të ndiheshin inferiorë, gjë që ishte për të ardhur keq. Shembulli më klasik i kësaj kategorie individësh me kulturë inferiore, por edhe me ndjesi të theksuar inferioriteti, është ai i Miri Cicit.
Në jetën time kam njohur shumë djem fshati, djem me të vërtetë trima, që bënë të pamundurën për t’iu shmangur diskriminimit kulturor dhe padijes, që Enver Hoxha përpiqej t’u impononte Enveri brezave të rinj me banim në fshat. Rasti më heroik që njoh personalisht, është ai i një djali të thjeshtë, që bënte 2,5 orë rrugë me këmbë që të vinte nga fshati në gjimnazin e qytetit më të afërt dhe po aq për t’u kthyer përsëri në shtëpi. Vinte gjithmonë në orar dhe asnjëherë me vonesë. Ky itinerar i përditshëm, me kaq mund, lodhje, por edhe me shumë vullnet, e bëri kampion në vrapimet e gjata në olimpiadën e shkollave të mesme të rrethit, edhe pse nuk kishte ndonjë preferencë të veçantë për aktivitetet fizike. Mbi të gjitha, e bëri kampion në zemrat e atyre një e kanë njohur për dëshirën e zjarrtë për dije dhe shkollim të vërtetë. Kam njohur djem të tjerë, që bëheshin grup e vinin në gjimnazet e qytetit duke zënë me qira ndonjë bodrum në shtëpi private, e që hanin çdo ditë dy lekë bukë e një lugë marmelatë fiku, se kaq i kishin mundësitë familjet e tyre. Kam njohur gjithashtu edhe djem me shkollë të bujqësore, por që ishin lexues të rregullt në bibliotekën e qytetit, por edhe lexues të bibliotekave private, të cilat ishin burim i veçantë kulture me anë të të ashtuquajturve libra të verdhë, librat që komunistët i kishin ndaluar të qarkullonin pas Revolucionit Kulturor të vitit 1967. Dua të them se ekzistonte mundësia për çdo të ri me banim në fshat që, nëse dëshironte, të kapërcente kufizimet arsimore të regjimit. Edhe sheshi, edhe mejdani ishin përpara tyre.
Miri Cici nuk ka asnjë lidhje me shembujt e lartpërmendur. Miri Cici zgjodhi me vullnet e dëshirë të plotë arsimimin bujqësor dhe perspektivën që ai ofronte për të ardhmen, d.m.th. profilin bujqësi – blegtori. Nuk dua të them se kjo ishte gjë e keqe, sepse çdo zgjedhje e vullnetshme duhet respektuar deri në fund. E keqe është të përpiqesh t’i imponohesh opinionit publik se ti je diçka tjetër, që nuk ka lidhje me atë që ti vetë ke zgjedhur. Pikërisht këtë bën Miri Cici. Përpiqet të kalojë nga inferioriteti ku e ka zhytur padija e thellë në superioritetin e dijes së atyre që i kanë kushtuar jetën shkencave dhe fushave që u shërbejnë.
Gjendja në të cilën ndodhet Miri Cici pak kohë pas daljes së tij nga burgu është e natyrës patologjike. Siç e kam përshkruar me hollësinë më të vogël dhe me vërtetësi të papërgënjeshtrueshme, analfabetizmi dhe kokëtrashësia e këtij njeriu u bënë kaq e dukshme në vitet që ai u përpoq të studionte në Greqi, Angli dhe SHBA, saqë edhe ai vetë është i ndërgjegjshëm për këtë, prandaj dhe asnjëherë nuk i ka mohuar faktet, që unë kam sjellë me kaq bujari në këtë forum. Psikologët thonë se kulmimi i ndjenjës së inferioritetit pjell të kundërtën e saj, ndjenjën e superioritetit. Në këtë rast, gjithnjë sipas tyre, kemi të bëjmë me një fenomen psikopatik, që mund ta quajmë edhe delir. I sëmuri (Miri Cici) e sheh veten si në pasqyrë, jo në përmasat e tij reale, por në ato që ai ëndërron të ketë. Për këtë arsye, zgjedh një person, të cilit do të donte t’i ngjante në dije, në etikë, në kulturë, në përvojë, në detyrë, kryesisht në reputacion, dhe fillon ta sulmojë me ashpërsi publikisht, për t’u treguar të tjerëve se ky vetë vlen më shumë se ai. Personat që ai ka zgjedhur për këtë qëllim janë pothuajse gjithmonë brenda Kishës sonë Orthodhokse. I pari prej tyre është Kryepiskopi Anastas. I dyti është Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani. Disi më pak janë mitropolitët e tjerë me shtetësi shqiptare. Të tjerët, me sa duket, nuk ia mbushin mendjen, por kjo është punë e tij dhe unë nuk kam ndërmend ta qortoj për këtë.
Autor: Gjiksana – Forumi Shqiptar