/Fatmir (Foti) Cici – Pjesa e pestë – Me autor: Gjiksana, Marrë nga: Forumi Shqiptar

Fatmir (Foti) Cici – Pjesa e pestë – Me autor: Gjiksana, Marrë nga: Forumi Shqiptar

Paradite antishqiptar, pasdite antigrek …

Që ta përkufizosh me saktësi Miri Cicin, nuk duhet të thuash çfarë është, por çfarë nuk është. Nuk mund të përshkruash dikë se çfarë është, kur ky nuk ka asnjë lloj integriteti dhe asnjë fije personaliteti. Miri Cici është një masë amorfe prej mishi, e cila ka vërtet dy sy, por ato janë shumë pak për ta bërë njeri. Tre fjalë më vijnë ndërmend për ta përshkruar sa më shkurt këtë fëlliqësirë organike mjedisndotëse, tri fjalë me prejardhje neolatine (dy prej të cilave të huazuara prej latinishtes nga greqishtja e vjetër), që kanë depërtuar në gjuhën shqipe në kohët moderne. Që të tria fillojnë me pjesëzën mohuese “a”:

apolid, amoral, analfabet

Në postimin e sotëm dua të ndalem kryesisht tek fjala e parë (apolid), të cilën e kam përmendur edhe një herë tjetër në postime të mëparshme, por pa i kushtuar rëndësinë dhe vëmendjen që i takon. Për amoralitetin dhe analfabetizmin (kokëtrashësinë) e Miri Cicit kam folur shumë më tepër (dhe kam për të folur edhe në vazhdim shumë më tepër se kaq), por tani e ka radhën apolidia e tij dhe unë jam i vendosur që t’i jap hapësirën që meriton.

Fjala “apolid”, e cila përdoret jo rrallë në gjuhët neolatine dhe pothuajse aspak në gjuhën e sotme greke, edhe pse origjina e kësaj fjale vjen pikërisht nga greqishtja e vjetër (άπολις = njeri që i është hequr e drejta e qytetarisë, e shtetësisë, që i janë privuar të drejtat civile, i jashtëligjshëm, i paatdhe) duket sikur është krijuar mijëra vite më parë qëllimisht për të përshkruar fenomenin Fatmir Fotaq Cici. Jo se edhe në të kaluarën nuk kanë ekzistuar ekzemplarë të tillë, por ky është një ndër mishërimet më të shpifura e më kutërbuese midis mijëra ekzemplarëve të tjerë në vazhdën e gjatë të shekujve.

Apolidia e Miri Cicit u shfaq shumë qartë që në momentin e parë, kur shkeli në tokën greke. Deklaroi se ishte vorioepirot grek, ndërroi emrin në letërnjoftim në datën 24 janar 1991, d.m.th. në kohën që kishte rreth njëzetë ditë që ishte në kampin e refugjatëve me origjinë greke të Kallpaqit (dikush ia solli posaçërisht dhe urgjentisht në Greqi, për të justifikuar të dhënat personale që kishte deklaruar në hotpostin e Policisë Greke në Filat). Me emër e mbiemër grek dhe me procedura pranimi si grek i diasporës u regjistrua edhe në Fakultetin Teologjik të Athinës. Nëse ka ndonjë kundërshtim, le ta publikojë diplomën e tij, siç ka publikuar edhe dokumente të tjera. Atë që shumë të tjerë nuk e dinë, është se Miri Cici, pak para se të largohej për në Amerikë, kishte bërë dokumentet në Policinë e Janinës për të marrë Kartë si Bashkëkombës Grek me dy letra rekomandimi, të cilat nuk po i përmend këtu për shkaqe që Miri Cici, me pak përpjekje, mund ta kuptojë arsyen se pse jo. Nëse ka ndonjë kundërshtim, ai e di shumë mirë identitetin tim, mund të më padisë në Greqi për shpifje dhe unë jam gati të pranoj dënimin e merituar. Nëse ia mban magjja…

Miri, nëse ti nuk më njeh, ngaqë jam anonim, siç shkruan zotrote në facebook, organet e drejtësisë të çdo vendi ku ti kërkon të gjesh të drejtën, mund të evidentojnë shumë lehtë identitetin dhe vendndodhjen time. Ja sheshi, ja mejdani, Miri!

Vazhdojmë atje ku e lamë. Në kohën që Miri Cici po dorëzonte dokumentet në fjalë në Policinë e Janinës, në pritje për të marrë kartën e bashkëkombësit, në të njëjtën kohë ndodhej në shoqërinë e ateistit të tërbuar Aristidh Kolës (ose Koljes, siç thotë ky debil injorant), me ndihmën e të cilit do të themelonte një shoqatë fetare!!! Qëllimi i vërtetë i kësaj shoqate, siç e kemi vërtetuar në postimet e mësipërme përkatëse (faqe 1-3, janë disa postime) ishte si të përçanin arvanitasit e Greqisë dhe ortodoksët nga Shqipëria që jetonin si emigrantë në Greqi. Nuk ishte një lojë personale e Miri Cicit, sepse kjo i kalonte së tepërmi mundësitë dhe vizionin e tij, vizion i cili nuk i kapërcente kufijtë e një shporte me fiq e me ca kopanë rrushi përsipër. Atë që mund ta quajmë si vizion me të vërtetë të tij ishte synimi për të mbushur xhepat me një rrogë të majme nga administrata publike e Greqisë dhe të ardhura të tjera që parashikoheshin nga financimi i organizatave joqeveritare. Këtë e kuptuan menjëherë të gjithë, prandaj dhe i dhanë shkelmin vitheve po atë ditë, duke e degdisur shumë larg, në anën tjetër të globit.

Aktiviteti i Miri Cicit, i cili përpiqej të luante një rol mjaft të dyshimtë në gjirin e emigracionit shqiptar të Athinës, zhvillohej kryesisht pasditeve. Paraditeve, Miri Cici shkonte dhe takonte Dekanin e Fakultetit Teologjik të Athinës, z. Vulgaris, të cilit i qahej se Kryepiskopi Anastas refuzonte ta ndihmonte për të vazhduar studimet pasuniversitare ngaqë Miri ishte njeri Sebastianit! Profesor Vulgaris ishte njeri mjaft i zgjuar, por edhe mjaft dinamik. Nuk ishte nga ata që mund ta hanin sapunin për djathë. Madje ishte ky profesor që, kur Miri Cici u paraqit para tij për të dhënë provim “Hyrje në Dhiatën e Re” (një lëndë teorike mjaft e vështirë), gati sa nuk e nxori me shkelma nga zyra, duke i vënë notën 4 e pa marrë parasysh justifikimet e këtij bubarioti jargash. Mirëpo, sado i zgjuar që mund të ishte profesor Vulgaris, nuk e kishte të lehtë të kuptonte procesin evolutiv të intrigës origjinare fshatareske, të pasuruar me elementë anadollakë të otomanizmit e të kalitur me komponentë agjitativë në farkën e burgjeve ordinere të komunizmit.

E vërteta është se profesor Vulgaris i zuri besë Miri Cicit, por jo për arsyet që besonte Miri Cici. Pavarësisht se ç’mund të mendohej në Shqipëri, në një vend evropian si Greqia nuk mbizotërojnë mentalitetet që pretendonte Miri. Sebastiani ishte thjesht një mitropolit i thjeshtë i mitropolisë më të vogël në Greqi dhe nuk ishte e thënë që të gjithë të mendonin si ai. Problemi i profesor Vulgaris ishte tjetër. Ai nuk mund të pranonte që një student i tij, cilido qoftë, të pengohej të vazhdonte studimet për shkak të bindjeve të tij politike. Por jo vetëm kaq. Për hir të së vërtetës, në kuadër të divergjencave të kahershme mes profesorëve të çdo universiteti të botës, marrëdhëniet mes profesor (Kryepiskop) Anastasit dhe profesor Vulgaris nuk kishin qenë kurrë të mira. Me sa di unë, nuk kanë pasur ndonjë përplasje të drejtpërdrejtë, por në mjedise të tilla akademike, antipatitë dhe simpatitë janë gjithmonë anët e së njëjtës medalje. Këtë fakt shfrytëzoi bubarioti dinak Miri Cici, për të siguruar një bursë në Greqi, e cila do t’i siguronte një jetesë pa probleme për disa vite të tjera.

Edhe kësaj here, Miri Cici i kishte bërë hesapet pa hanxhinë. Në kohën që sapo kishte nxjerrë lugën nga brezi për të ngrënë edhe për ca vite akoma nga sahani i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, nëpunësi i atëhershëm i Zyrës së Bursave, diplomati Spiros Millonakis (ndjesë pastë, se vdiq para disa vitesh krejt papritur nga një atak kardiak në Lituani), përpiqej me çdo mënyrë që të pengonte vendimin që kishin marrë eprorët e tij për t’i dhënë bursë vorioepirotit të flaktë Fotios Tsitsis. Shkaku nuk ishin vetëm reagimet që vinin nga Shqipëria, por edhe nga përvoja personale që kishte pasur si diplomat në vende të ndryshme të botës së tretë. Mbi të gjitha, ai ishte një psikolog i mirë, dhe nga kontaktet që kishte pasur me Mirin, ishte i bindur se këtij njeriu nuk duhej t’i jepej bursë. Për çudi, ai e kishte përshkruar këtë të fundit me të njëjtën fjalë që e kishin përshkruar të gjithë grekët që e kishin njohur nga afër: κουτοπόνηρος, d.m.th. shejtan budalla.

Problemi i të ndjerit Millonakis ishte se nuk ishte në gjendje të bindte profesor Vulgaris për mosdhënien e bursës këtij mashtruesi bubariot. Për fat të mirë, zgjidhja erdhi nga qielli (nëpërmjet tokës). Një ditë të bukur, ose më saktë një mëngjes të bukur, pak orë përpara se profesor Vulgaris të nisej me avion për një shtet në Lindje të Mesme, ku jepte edhe aty leksione, mori të gjithë informacionin e nevojshëm nga një burim i besueshëm. Sapo u kthye nga Lindja e Mesme, thirri Miri Cicin dhe e bëri leckë, duke i treguar portën, me rreptësinë që vetëm ai dinte të tregonte. Kjo ishte arsyeja që Miri Cici u shporr nga Greqia. Loja e tij e dyfishtë u kuptua nga të gjithë. Jam i bindur se loja e tij nuk ka qenë kurrë e pafajshme. Kam shkruar dyshimet (bindjet) e mia në postimet përkatëse, dyshime të cilat vazhdoj t’i kem dhe do t’i kem sa të jetë jeta, sepse i kam të bazuara në fakte e në bioma të fuqishme personale.

Dua të theksoj edhe një herë atë që them edhe në titull: Miri Cici nuk është as shqiptar e as grek. Eshtë një apolid i mjerë, një njeri pa atdhe, se nuk ka dhe që mund ta mbajë atë. Për fat të mirë, Perëndia i ka dhënë aftësi të kufizuara mendore, se me ligësinë e tij, sikur edhe pak zgjuarsi të kishte, do të kishte bërë dëm të madh. Gjithsesi, problemi nuk është vetëm Miri Cici, por edhe vëllai i tij, prifti i Selanikut Artemios Tsitsis. Pres prej tij që të ankohet për emrin që i është përmendur në deklaratën e paradokohshme për shtyp të Kishës sonë. Le të ankohet, ashtu siç ka bërë edhe para disa vitesh, kur ia përmendëm emrin në një nga shkrimet në gazetat shqiptare. E këshilloj që ankesën e tij ta drejtojë nëpërmjet Mitropolisë së Selanikut, meqenëse asaj mitropolie i përket, në mënyrë që të ketë më shumë efekt. Do bëj të pamundurën që të paraqitem personalisht aty për të dhënë shpjegimet e nevojshme. Por jo vetëm kaq. Nëse ai nuk e bën këtë hap, do ta bëj unë vetë për të. Ka plot vite që fshihet pas vëllait të vet për të luftuar Kishën Mëmë dhe njerëzit e saj. Pres me padurim që të përfundojnë kufizimet e COVID-19, që të shkoj vetë në Selanik, se ca punë duhen bërë ballë për ballë e jo me telefona e facebook-e. Këtë ia premtoj si burrat!

Cicaj! Spiunllëqet tuaja nuk kalojnë më!

Shkrimi i sotëm nuk ka mbaruar. Vazhdon me të dhëna e dokumente të pakontestueshme, të cilat do të hedhin më shumë dritë mbi antishqiptarizmin dhe antihelenizmin e sahanlëpirësit Miri Cici.