/E Kremtja e Lartësimit të Kryqit të Nderuar – nga dhjakon Kristo Xhaferri

E Kremtja e Lartësimit të Kryqit të Nderuar – nga dhjakon Kristo Xhaferri

E Kremtja e Lartësimit të Kryqit të Nderuar Përgatiti për Radio “Ngjallja” Dhjakon Kristo 14 Shtatori është një nga të kremtet zotërore më të rëndësishme, Lartësimi i Kryqit të Nderuar. Në këtë ditë të shënuar kujtojmë me shpresëtari gjetjen e Kryqit të Nderuar të Zotit Krisht në një shpellë në kodrën e Golgothasë nga Shën Elena, dhe lartësimin e tij pasi u rimor nga perandori Irakli në shek. VII. Kjo ngjarje e rëndësishme filloi të kremtohej në të gjitha Kishat e Perandorisë dhe më pas nga të gjitha Kishat Orthodhokse. Me këtë rast, më 14 Shtator 2023, në Kishën Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi Anastas bashkë me Mitropolitin e Amantias, Nathanailin; Episkopin e Bylisit, Astin, dhe klerikë të Kryepiskopatës. Audio&Video: Jorgo Kobuzi