/Aktivitet Rinor në Manastirin e Shën Joan Vladimirit

Aktivitet Rinor në Manastirin e Shën Joan Vladimirit

Gëzohu o tendë e Perëndisë dhe e Fjalës; gëzohu, o e Shenjtë, më e madhe se shenjtorët. Gëzohu o nuse e panusëruar!

Grupet Rinore të Mitropolisë së Elbasanit, sot ishin në Manastirin e shën Joan Vladimirit ku ndoqën Stancën e katërt të Himnit Akathist të drejtuar nga Mitropoliti ynë, Imzot Andoni.

Të rinjtë gjithashtu u njohën me Departamentin e Studimeve në Theologjinë Sociale dhe Shkencave Religjoze në Universitetin “Logos” nga përgjegjësi i këtij departamenti Jorgos Gajtanos.

Patëm kënaqësinë që midis besimtarëve të ardhur nga Elbasani kishte të rinj dhe besimtarë nga Tirana. Lavdi Perëndisë për të gjitha mundësitë që na jep!