/Kremtimi i Shën Andonit të madh dhe dita e emrit të Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andonit.

Kremtimi i Shën Andonit të madh dhe dita e emrit të Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andonit.

U kremtua me gëzim kujtimi i Shën Andonit të madh si dhe dita e emrit të Mitropolitit tonë, Imzot Andonit në famullinë e Shën Nikollës në qytetin e Elbasanit. Liturgjia Hyjnore u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Andoni, bashkëmeshuan klerikë të Mitropolisë dhe atë Grigor Pelushi dhe atë Ilia Mazniku nga Tirana.
Besimtarëve të Mitropolisë tonë iu bashkuan edhe besimtarë nga kryeqyteti i Tiranës për të nderuar këtë shenjtor të madh.
Në fjalën e tij Imzot Andoni foli për jetën dhe mësimet e Shën Andonit si dhe për shëmbullin që zelli dhe dashuria e tij për Zotin na nxit edhe ne sot që t’i imitojmë. Gjithashtu në kohët e sotme gjithnjë e më tepër del nevoja e rezistencës ndaj rehatisë dhe individualizmit, ku përpjekjet shpirtërore do te mund të na nxjerrin nga këto kurthe që i ligu na ngre vazhdimisht dhe ambienti i sotëm na imponon.
Në fund të shërbesës u zhvillua pritje për personat të cilët donin që të uronin nga afër Mitropolitin tonë.
Për shumë vjet të kremten e Shën Andonit, për shumë vjet Kryebariu ynë!
Lavdi Perëndisë për të gjitha!